English

Evropë, shiko jashtë përsëri

Kriza ekonomike e ka theksuar nevojën e Evropës për shumë më tepër dinamizëm. Duke dalë nga kriza, nuk mund të lejohet që të mos shihet mundësia për zgjerimin e rrjedhjes së lirë të mallit, të mirave, të shërbimeve dhe të punëtorëve

Nga Carl Bildt, Franco Frattini, William Hague dhe Alexander Stubb

English Version Below

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, transformimi kryesisht i Klubit Evropian Perëndimor në Bashkim Evropian gjithëpërfshirës dhe të vërtetë, ishte njëri nga tregimet më të mëdha të suksesshme të BE-së.

Por, misioni historik për sjelljen e stabilitetit, të demokracisë dhe të prosperitetit të mëtejshëm, për gjithë kontinentin, ende nuk ka përfunduar.

Në mbledhjen e së hënës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Bruksel, do të diskutohet perspektiva e procesit të zgjerimit dhe për vendet që lëvizin nëpër rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky do të jetë qartazi një rast i rëndësishëm për t’i kthyer tendencat e shikimit nga brenda të viteve aktuale dhe të rivitalizohet vizioni i një Evrope të hapur.

Kriza ekonomike e ka theksuar nevojën e Evropës për shumë më tepër dinamizëm. Duke dalë nga kriza, nuk mund të lejohet që të mos shihet mundësia për zgjerimin e rrjedhjes së lirë të mallit, të mirave, të shërbimeve dhe të punëtorëve.

Për më tepër, integrimi i BE-së është për forcimin e sundimit të ligjit, për vlerat e përbashkëta dhe për standardet evropiane në gjithë kontinentin.

Sa i përket Turqisë, çështja kryesore nuk është nëse Turqia po ia kthen shpinën Evropës, por nëse Evropa po ua kthen shpinën vlerave fundamentale dhe parimeve, që e kanë udhëhequr integrimin evropian gjatë 50 viteve të kaluara.

Në disa qarqe, ekziston ankth i qartë lidhur me konsekuencat e anëtarësimit të Turqisë në BE. Dyshimet lidhur me pranimin e vendit të madh dhe me besim në vetvete, janë më konkrete tash sesa që ato ishin kur pati kandiduar Britania, që ishte ballafaquar me kundërshtim të fuqishëm nga anëtarët e vjetër të klubit.

Zërat e kundërshtimit ishin ndjerë edhe kur Suedia dhe Finlanda trokitën në dyert e BE-së.

Shqetësimet janë legjitime, por kundër-argumenti është i qartë: anëtarët e rinj mund ta ndihmojnë kthimin e Evropës në dinamizëm ekonomik dhe marrjen e vendit adekuat në punët botërore.

Duke i shtyrë kandidatët perspektivë kah reformat liberale dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut, hapësira evropiane e stabilitetit dhe e rritjes do të zgjerohej edhe më tutje.

Duhet ta kemi parasysh, po ashtu, se Turqia, si asnjë vend tjetër, ka aftësi për t’i avancuar interesat evropiane në siguri, tregti dhe rrjete të energjisë, nga Lindja e Largët e deri të Mesdheu.

Pesëmbëdhjetë vjet prej konfliktit në Ballkanin Perëndimor, të gjitha vendet e rajonit, tash kanë perspektivë të qartë evropiane.

Turqia është në mes të procesit të arritjes së reformave të gjëra.

Aplikimi i Islandës, që tash është në fillim të bisedimeve për pranim, dëshmon se Bashkimi Evropian mbetet atraktiv në gjithë Evropën.

* Ministrat e Jashtëm të Suedisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Finlandës, botuar nga “International Herald Tribune”

KOMENTE