Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inovacionet teknologjike moderne që janë kundërshtuar nga ekspertët
English

Inovacionet teknologjike moderne që janë kundërshtuar nga ekspertët

Tiranë, 12 Dhjetor, NOA- Inovacionet teknologjike moderne të shekullit të kaluar që sot janë të pranishme, kanë ndryshuar rrënjësisht jetën tonë duke e lehtësuar, madje dhe duke e shpëtuar vetë atë. Megjithatë, dikush i ka refuzuar si "pak bindëse", apo edhe “falimentuese”.

Duke filluar nga llamba, e cila konsiderohej si ide jo praktike dhe jo inteligjente. "E mirë për miqtë tanë përtej Atlantikut, por e panevojshme për vëmendjen e njerëzve praktikë dhe shkencëtarëve" ka nënshkruar British Parliamentary Committee (Komisioni Parlamentar Britanik) në lidhje me shpikjen e Edison në vitin 1878. Dhe të tjerët? Llamba është përcaktuar edhe si "falimentim" nga Henry Morton, president i Stevens Institute of Technology një vit më vonë, në 1880. “Drita elektrike është një humbje kohe dhe askush nuk do ta përdorë kurrë.

Kompjuteri (Personal Computer) për ekspertët e kohës dukej utopike. "Ne kemi arritur kufirin për zhvillimin e kompjuterëve", është shprehur John Von Neumann në 1949, kur kompjuterët ishin sa madhësia e dhomave. E njëjta gjë vlen dhe për Microchip: "Çfarë ... çfarë janë këto gjëra?", është revoltuar një inxhinier i “Advanced Computing Systems Division i IBM” në 1968.
Transmetimi i të dhënave ndërmjet kontinenteve lejon transferimin e dokumenteve dhe informatave të tjera me lehtësi. "Para se njeriu të arrijë në Hënë, informacioni do të dorëzohet brenda pak orësh orë nga Nju Jorku në Australi" premtonte Arthur Summerfield, U.S. Postmaster General sipas “Eisenhower” në 1959. Në Hënë njeriu shkeli pas 10 vjetësh dhe më pas arritën fakset. Dennis Gabor në 1962, megjithatë, kishte thënë: "Transmetimi i të dhënave nëpërmjet telave të telefonit është e mundur, në parim, por aparatet janë të shtrenjtë dhe ky kurrë nuk do të jetë një propozim praktik". E të mendosh që më pas se Gabor do të marrë Çmimin Nobel për holografi.
“Të dalësh nga shtëpia dhe të udhëtosh është e mundur me makinë. Sistemi i transportit pa kuaj është një luks për të pasurit, por edhe në qoftë se çmimi bie, natyrisht, nuk do të ketë përdorim të gjerë si biçikleta", thuhej në “Literary Digest”, 1899.

Së fundi, televizori: "Ndërsa teorikisht dhe teknikisht televiziori është i realizueshëm, por komercialisht dhe financiarisht është i pamundur", kanë qenë këto fjalët e pionierit të radios, amerikanit Lee DeForest.

"Gjithçka që mund të shpikej tashmë është shpikur", ka thëne H. Charles Duell, Commissioner, U.S. Office of Patents, në 1899.

KOMENTE