English

KEK: Votoni të qetë nesër, s’ua heqim dritat

Prishtinë, 11 dhjetor, NOA – Kosova nuk do të njohë asnjë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme, e cila shënon edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për një gjë të tillë, qytetarët e këtij vendi i kanë garantuar vetë drejtuesit e Koorporatës Energjetike të Kosovës, sipas të cilëve, të paktën në qendrat e votimit ditën e nesërme nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë.

Konkretisht, ka qenë vetë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, i cili ka deklaruar se thënë se objektet ku do të mbahen votimet dhe objektet e rëndësishme të Komisionit Qendror Zgjedhor do të furnizohen pandërprerë me energji elektrike prej datës 12 dhjetor deri më 15 dhjetor.

“Furnizimi i rregullt për këto objekte do të arrihet duke u siguruar të gjitha daljet që i furnizojnë këto vende. Ato duhet të identifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë që të mos u nënshtrohen reduktimeve gjatë këtyre ditëve të rëndësishme”, ka thënë Buzhala.

n.e/NOA

KOMENTE