Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangoset autori i vrasjes së një polici, i kërkuar edhe nga policia spanjolle e italiane
English

Prangoset autori i vrasjes së një polici, i kërkuar edhe nga policia spanjolle e italiane

Lezhë, 11 dhjetor, NOA – Një 32 vjeçar nga Laçi i akuzuar për vrasjen e një polici nga Laçi, por, i kërkuar për ekstradim nga policia spanjolle për veprën penale të vjedhjes me dhunë të kryer në Spanjë, si edhe nga ajo italiane pas akuzave për pjesëmarrje në organizata kriminale për importimin e sasive të mëdha të drogës në Itali ka rënë sot në prangat e policisë shqiptare. Ishin forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Lezhës që falë operacionit të koduar policor “Arbusto 2” mbërritën të arrestimi në flagrancë 32 vjeçarin Astrit Ndue Bushi, banues në Laç.

I njohur si një person me rrezikshmëri të lartë në momentin e arrestimit, Astrit Bushit iu gjet dhe bllokua një armë zjarri pistoletë, tip Bereta, të cilën ai e mbante në brez.

32 vjeçari Astrit Bushi, gjatë operacionit për arrestimin e tij ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, duke goditur me mjetin e tij dy automjetet e forcave RENEA dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në qytetin e Laçit, iu gjetën e sekuestruan një sasi e konsiderueshme fishekësh, një pistoletë tip Bereta me një krehër me 15 fishekë, automjeti tip Benz Mercedes, S 350, me targë Tr 0544 T, 5 aparate celularë të llojeve të ndryshme, etj.

Astrit Bushi është në proces për ekstradim nga autoritetet spanjolle, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë“ të kryer në këtë vend.

Ndaj tij ekziston edhe një kërkesë tjetër për ekstradim nga autoritetet italiane për veprën penale të “pjesëmarrjes në organizata kriminale, me qëllim importimin e sasive të mëdha të drogës“, të kryer në Itali.

Po kështu ndaj Astrit Bushit vazhdojnë hetimet nga strukturat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet dhe për krime të tjera të rënda, ndër të cilat dhe vrasjen e një punonjësi policie ndodhur në qytetin e Laçit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Astrit Bushi i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Kurbinit.

mit/NOA
KOMENTE