Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha dështoi, pasojat po i vuan Shkodra
English

PS: Berisha dështoi, pasojat po i vuan Shkodra

Tiranë, 11 dhjetor, NOA – Partia Socialiste e ka cilësuar dështim të qeverisë situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha sot se pasojat e dështimit të mazhorancës po i vuajnë qytetarët e Shkodrës.

“Sali Berisha dështoi dhe pasojat e po i vuajnë sot banorët e Shkodrës dhe Nën Shkodrës të cilët Saliu me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij i përmbyti për herë të pestë brenda një viti”, tha Beqja në një konferencë dhënë sot për mediat.

Ai u shpreh se mazhoranca refuzoi dhe planin e opozitës për shpëtimin e vendit nga përmbytjet, duke u bazuar vetëm në interesin elektoral.

“Sali Berisha dështoi të bënte minimumin për të parandaluar përmbytjet, por më shqetësues është fakti që edhe sot, duke refuzuar propozimin e Partisë Socialiste për ndërhyrjet në mbrojtje të banorëve dhe tokave të Shkodrës, Nën Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë nga përmbytjet, Saliu po dëshmon se ai nuk është i interesuar të zgjidhë hallet e problemet e popullit”, tha Beqja.

Deputeti i zonës së Shkodrës tha se përmbytjet janë kthyer në një ritual tragjik për dhjetëra mijëra shqiptarë me pasoja të pariparueshme për familjet shqiptare. Ai u shpreh se pasoja të pariparueshme kanë dhe për ekonominë e vendit.

“Reagimi i vetëm i qeverisë së Saliut kanë qenë sulmet ndaj opozitës dhe larja e duarve nga çdo lloj përgjegjësie. A thua se nuk ishte po ky kryeministër që dhjetë muaj më parë, pas përmbytjes së parë, edhe të dytë, edhe të tretë e edhe të katërt premtonte se një situatë e tillë nuk do të përsëritej më kurrë”, tha sot Beqja.

a.k/NOA

KOMENTE