English

SHBA, Prokurori i Përgjithshëm mbron metodat antiterroriste

Uashington, 11 Dhjetor 2010 NOA - Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Erik Holder tha sot se Uashingtoni do të vazhdojë të përdorë operacione të fshehta për të identifikuar terroristët e mundshëm para se ata të kenë ndonjë rast për të kryer sulme brenda SHBA-së.

Holder duke folur para një grupi myslimanësh në San Francisko tha se operacionet nuk i ngrenë kurthe njerëzve duke bërë gjëra që në rastin e kundërt ata nuk do t’i bënin.

Grupi me seli në San Francisko, i quajtur Avokatët Myslimanë, është në mesin e shumë grupeve që kanë shprehur shqetësimin se myslimanët janë në shënjestër të këtyre operacioneve, raporton radio Evropa e Lirë.

Operacionet kanë përfshirë komplotin kundër një ceremonie pë Kërshëndella në Portland të Oregonit, në rrokaqiejt e Dallasit, metrot e Uashingtonit, një klub nate në Çikago dhe aeroportit Xhon F. Kenedi në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut.

KOMENTE