Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata më e fundit në Shkodër, akset rrugore nisin të bëhen të kalueshme
English

Situata më e fundit në Shkodër, akset rrugore nisin të bëhen të kalueshme

Shkodër, 11 dhjetor, NOA - Situata më e fundit në Shkodër, tregon sesi akset rrugore kanë nisur që të bëhen të kalueshme, sipas të dhënave që konfirmon Prefektura e qendrës së veriut të vendit.

Kështu, mësohet se kanë përfunduar punimet tek Harku i Bërdicës ku janë hedhur rreth 500 m3 inerte dhe rruga është bërë e kalueshme.

Sikundër, është bërë e kalueshme rruga e Qafës së Malit; rruga Koplik-Bogë dhe rruga Qafë-Ajasëm.

Ndërkaq, është bërë edhe dërgimi i mbi 4000m3 material për mbushjen e argjinaturës së Torovicës.

Sa u përket ndihmave, mësohet se Kryqi i Kuq Shqiptar në përmbushje të misionit të tij humanitar, vazhdon të asistojë të evakuarit me ndihma ushqimore dhe joushqimore.

Për 120 familjet (rreth 400 banorë) të komunitetit rom për çdo familje është shpërndarë:

8 litra ujë

2 bukë

1 kg marmalatë

0.6 kg djathë

Kurse “Qendra Vizion” ka ofruar 36 ton ujë në komunën Dajç për 1800 persona, sasi e mjaftueshme për një periudhë 8-10 ditë.

Ndërsa “Malteser” vë në dispozicion për KECQ Shkodër këto kapacitete:

4 ambulanca

1 makinë për transport pacientësh

2 makina 4 x 4

2 fugona për transport udhëtarësh

2 makina koordinimi 4x4

1 kamion ushtarak me kapacitet të vogël mbajtës

25 vullnetarë.

Dhe në fund, “Alsar”:

3.35 ton (artikuj ushqimorë) për komunën Bushat

250 pako ushqimore për komunën Bushat

3.75 ton (artikuj ushqimorë) për komunën Bërdicë

250 pako ushqimore për komunën Bërdicë

n.e/NOA

KOMENTE