English

LSI e Elbasanit dhuron 16 tonë ndihma koncentrat për bagëtinë në Bërdicë

Bërdicë, (Shkodër, ) 12 dhjetor, NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka vizituar sot komunën e Bërdicës në Shkodër për të parë nga afër situatën e banorëve të zonave të përmbytura dhe për të koordinuar e ndihmave për banorët e këtyre zonave.

Për këtë zonë ka dhënë sot një kontribut të veçantë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Elbasanit.

Janë rreth 16 tonë koncentrat për bagëtinë që janë dhuruar nga përfaqësuesit e LSI-së së Elbasanit, për të shpëtuar bagëtinë e Bërdicës, e cila rrezikohet nga mungesa e ushqimit, pas më shumë se 10 ditësh përmbytje.

Ministri Petrit Vasili u shpreh se kjo ndihmë synon të lehtësoj problemet e banorëve të zonës. Vasili tha se “ndihma u shpërnda në Trush të Bërdicës në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

a.k/NOA

KOMENTE