Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënohen incidentet e para në Kosovë
English

Shënohen incidentet e para në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Procesi i votimit i nisur qetësisht në Kosovë, për zgjedhjet e para pas Pavarësisë, nuk mundi ti shpëtonte incidenteve të izoluara.

Pas sulmit të ndodhur gjatë natës pranë zyrave të KFOR-it danez në Zubin Potok, ku kjo zyrë u sulmua nga persona të panjohur, incidentet pasuan njëri-tjetrin.

Të parët kanë qenë serbët që kanë bojkotuar procesin e votimit, duke apeluar kundër këtyre zgjedhjeve, pasi i kanë cilësuar si zgjedhje që nuk i zhvilllon shteti i tyre dhe si të tilla ata nuk do të marrin pjesë.

Një incident tjetër ka ndodhur gjatë orës 09:00 në komunën e Shtërpcës në Kosovë. Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cila u referohet burimeve brenda policisë së Kosovës.

Raportohet se incidenti ka ndodhur në fshatin Biticë të komunës Shtërpcë ku kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliç ka sulmuar fizikisht kryetarin e Komisionit Zgjedhor.

Ky incident shënon të parin rast në radhët e anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit.

Kryetarja e Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve në Kosovë, tha se ky institucion do të komentoj incidente dhe ndikimin që ato mund të kenë pasur në votime, vetëm pas daljes së raporteve zyrtare nga Policia e Kosovës.

a.y/NOA
KOMENTE