English

Sulmohet përfaqësia daneze e KFOR-it

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Zyra e KFOR-it danez ka qenë sulmi i radhës ne Kosovë.

Një incident i ndodhur gjatë orëve të vona të natës të natës ka vënë në qendër të tij zyrën e përfaqësisë daneze të KFOR-it në Zubin Potok, ku persona ende të paidentifikuar për policinë kanë qëlluar me armë zjarri.

Ky sulm ka ardhur nga persona të panjohur, të cilët kanë lënë një letër kërcënuese, drejt Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Ky lajm konfirmohet nga zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Besim Hoti.

a.y/ NOA
KOMENTE