Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Militantë të PDK e AAK po blejnë votat e kërcënojnë vëzhguesit
English

Vetëvendosja: Militantë të PDK e AAK po blejnë votat e kërcënojnë vëzhguesit

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Aktivistë të Partisë demokratike të Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi po blejnë me 20 euro votat e zgjedhësve për partinë e tyre. Në vijim të pasqyrimit të parregullsive të hasura gjatë procesit të zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje denoncon edhe këtë fakt përveç rasteve të votimeve të trefishta ku një person është parë të hyjë e të votojë disa herë në qenar të votimit, por edhe mosfunksionimit të llampave ultravjollcë, që verifikojnë shenjat në gishta.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit jep disa nga faktet që dëshmojnë për parregullsi dhe manipulim të pritshëm të votave.

Sipas saj aktivistët e PDK-së kanë dalë para shkollës “Arbëria” në Gjilan dhe u kanë ofruar votuesve nga 20 euro për t’ua blerë votat e tyre.

“Qendra e votimit në shkollën “Migjeni” me nr.1102b, pastaj ajo në shkollën “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe ajo në shkollën “Ismail Qemali” me numër 1104b, të ndodhura në Mitrovicë, kanë mbetur pa energji elektrike, që nga mesdita. Ndërkohë që gjatë tërë kohës procesi i votimit ka vazhduar. Në orën 16.00 këto vendvotime ishin rrethuar nga militantët e PDK-së, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë brenda në vendvotim”, thotë Vetëvendosja në një komunikatë për mediat.

Sipas kësaj lëvizjeje në Deçan në shkollën “Vëllezërit Frashëri” me nr.0101c një person, që nuk ishte prej qendrës së votimit ka lënë të hyjnë dhe të votojnë njerëzit pa verifikuar identitetin e tyre në listën e votuesve.

“Pasi ankesave të vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje, ky person u largua nga policia, por në këtë vendvotim janë grumbulluar aktivistët dhe militantët e AAK-së, të cilët kanë filluar të kërcënojnë”, thekson Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë lëvizja Vetëvendosje thotë se në fshatin Velekincë të Gjilanit në qendrën e votimit (nr. 0429d01r) po shpërndahen fletvotime të plotësuara jashtë qendrës së votimit nga Abedin Dalipi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar KQZ-në dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e mediat qendrore e lokale për këto parregullsi e ankesa.

Ndërkohë, pak minuta më parë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur për procesin zgjedhor në Kosovë, bëri me dije se videoja e treguar nga Vetëvendosja nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi polici që ndodhej jashtë vendvotimit po shpërndante sikundër tha ajo informacione të formatit A4, dhe jo fletëvotimi që janë shtypur në letër me format A3, me qëllim për të shmangur çdo keqkuptim apo parregullsi.

{youtube}gduhSpsbM_U{/youtube}

KOMENTE