Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Kosovë, Haxhinasto: Politika kosovare po tregon pjekuri
English

Zgjedhjet në Kosovë, Haxhinasto: Politika kosovare po tregon pjekuri

Tiranë, 12 dhjetor, NOA – Kur mbeten edhe më pak se dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë ku 1 milion e 600 mijë qytetarë kosovarë, por dhe serbë po hedhin votën e tyre për kandidatët e rinj të Kuvendit të Kosovës, këto zgjedhje janë vlerësuar sot edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmon Haxhinasto. I sapokthyer nga një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme në një konferencë për shtyp vlerësoi ecurinë e zgjedhjeve në shtetin e ri.

Zoti Haxhinasto tha se vlerësimet për këtë proces nisin që prej fushatës parazgjedhore, për të vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku po mbahen zgjedhjet, të cilat sipas Haxhinastos flasin për një maturi dhe pjekuri politike.

“Në fund të fundit, kjo pjekuri është një tregues i maturisë politike të vetë Kosovës dhe të gjithë politikës atje”, tha Haxhinasto.

Zgjedhësit në Kosovë do të përzgjedhin 122 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët vijnë nga 29 subjekte politike në Kosovë.

Rishtas sipas sondazheve me qytetarët pritet që fituese në zgjedhjet të jetë PDK e kryeministrit Hashim Thaçi, ndërkohë që e dyta pritet të dalë LDK, por nuk mbetet pas edhe Lëvizja Vetëvendosja, lëvizja që mbron në politikën e saj idenë e Shqipërisë së Madhe, pra bashkimin në një shtet të vetëm të Kosovës me Shqipërinë, e cila pritet të marrë në këto zgjedhje mbi 16 përqind të vendeve në parlamentin e ri, duke u projektuar si një parti e rëndësishme në Kosovë.

mit/NOA
KOMENTE