Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondacioni “Shoqëria e hapur”, 100 mijë USD ndihmë për 1000 familje në Shkodër
English

Fondacioni “Shoqëria e hapur”, 100 mijë USD ndihmë për 1000 familje në Shkodër

Shkodër, 13 dhjetor, NOA - Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka dhënë 100 mijë USD për mbështetjen e 1000 familjeve në fshatrat e përmbytura të qarkut të Shkodrës. Ky fond jepet në kuadër të Programit të Fondit të Emergjencës, një projekt që synon mbështetjen emergjente të 1000 familjeve për të përballuar nevojat bazë për një periudhë tre-mujore. Mbështetja përfshin ndihma me ushqime, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje si edhe paketa me artikuj higjenikë.

Në projekt vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes për familjet Rome dhe për familjet e ngujuara.

Sipas të dhënave nga Kryqi i Kuq Shqiptar numri i banorëve të përmbytur në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente është rreth 12 mijë 500 vetë. Fillimisht, Kryqi i Kuq do të mbështesë 2000 familje dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë nis financimin e nevojave bazë për 1000 prej tyre.

Krahas kësaj mbështetjeje Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë po financon edhe një projekt tjetër ndihme prej 109 mijë USD për Qarkun e Shkodrës duke marrë shkas nga përmbytjet e mëparshme.

Projekti ka nisur të zbatohet në shtator 2010 dhe synon të mbështesë rreth 300 familje për të rikuperuar produktet bujqësore dhe blegtorale të dëmtuara nga përmbytjet.

Në këtë projekt është parashikuar riparimi i dy serave dhe ngritja e tri pularive në komunat Ana e Malit, Gur i Zi dhe Dajç.

mit/NOA
KOMENTE