Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitën kabllon elektrik afër Rezidencës Qeveritare, në pranga 4 të rinj
English

Grabitën kabllon elektrik afër Rezidencës Qeveritare, në pranga 4 të rinj

Durrës, 13 dhjetor, NOA – Vjedhja e kabllos elektrike të linjës së ndriçimit për ta shitur, ka sjellë arrestimin e katër të rinjve në qytetin e Durrësit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia e qytetit bregdetar ka arrestuar katër të rinj, dy ditë më parë, pasi janë kapur duke marrë një sasi të konsiderueshme materiali.

Të arrestuarit janë Endrit Edmond Haxhi, 19 vjeç, banues në lagjen NR. 13, Egys Albert Dhima, 23 vjeç, banues në lagjen NR. 5, E.C., 15 vjeç, banues në lagjen Nr. 5 dhe Enea Anesti Sheqerxhi, 19 vjeç, banues në lagjen Nr. 5 të gjithë banuese në Durrës.

Të rinjtë kanë shkuar mbrëmjen e datës 10 dhjetor në sektorin “Iliria” në lagjen Nr. 13 në Durrës dhe në afërsi të Rezidencës Qeveritare kanë tentuar të vjedhin kabllon elektrik për ta shitur më pas.

Duke qenë se zona e rezidencës është nën survejimin e rreptë të policisë, agjentëve nuk u është dashur shumë kohë për të pikasur të rinjtë teksa vidhnin kabllon.

a.k/NOA

KOMENTE