English

Ibra-Krasic, dueli i Serisë A

Milano, 14 dhjetor NOA - Njëri është suedez, por me mbiemër serb. Tjetri është serb, por me flokë biond, veçori tipike e suedezëve. Zlatan dhe Milos, Ibrahimoviç e Krasic: dy simbolet e reja të Milanit dhe Juventusit.

Janë dy yje të futbollit me fate të kryqëzuara, teëpr vendimtar në ekipet ku luajnë, të cilët mbartin në AND rolin e të qenit kampion. Ibrahimoviç, me forcën e tij, është duke mbajtur në kryesim Milanin e Allegrit.

Ndërsa në krahun tjetër Krasic, me shpejtësinë e tij i dha Juventusit paparashikueshmërinë që kërkonte Delneri.

Kjo është arsyeja se pse kjo betejë do të jetë e hapur deri në fund të këtij sezoni të Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE