Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Solidariteti njerëzor, kontributi më i çmuar për Shkodrën
English

Ilir Meta: Solidariteti njerëzor, kontributi më i çmuar për Shkodrën

Tiranë, 13 dhjetor, NOA - Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta mori pjesë sot në një takimin të zhvilluar nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë së Tiranës (DIT), si shenjë solidariteti për banorët që janë prekur nga përmbytjet në veri të vendit.

Gjithashtu në këtë takim merrnin pjesë dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë nga shumë rrethe të vendit, sipërmarrës dhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët kanë kontribuar në mënyrë konkrete me ndihma financiare, ushqimore, etj.

Meta falënderoi kryetarin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, për iniciativën e ndërmarrë dhe për të gjithë ata sipërmarrës që me ndihmën dhe solidaritetin e tyre kanë treguar një përgjegjësi të jashtëzakonshme sociale.

“Shumë sipërmarrës të kompanive të ndërtimit kanë punuar dhe sakrifikuar, edhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tyre në mbrojtjen e argjinaturave, si në rastin e bendit të Torovicës, por edhe në shumë raste të tjera. Pra, kanë treguar një shpirt të jashtëzakonshëm sakrifice dhe solidariteti, gjë që veçse tregon pjekurinë e sipërmarrjes shqiptare, tregon humanizimin e saj dhe natyrisht kjo është ajo që ne e çmojmë shumë, por mbi të gjithë e çmojnë më shumë bashkëqytetarët tanë në zonat e përmbytura të Shkodrës dhe NënShkodrës”, tha Meta.

Zv. Kryeministri u shpreh se qeveria ka qenë dhe është e angazhuar për të përballuar të gjitha pasojat dhe dëmet e përmbytjes, por theksoi faktin se në këtë situatë ajo që nuk ka çmim dhe vlerë është solidariteti njerëzor.

Sipas Metës, solidariteti në këto moment është shumë i rëndësishëm për të theksuar pikërisht dimensionin më të mirë të një shoqërie, e cila asnjëherë nuk ka munguar, sidomos në raste të tilla, sepse është ky solidaritet, është ky aspekt njerëzor, është ky dimension edhe patriotik, i cili padyshim që ka vlerë kur demonstrohet nga çdo qytetar i thjeshtë.

“Ky dimension njerëzor, ky dimension human është një standard i ri europian jo vetëm për shoqërinë tonë, por edhe për sipërmarrjen shqiptare, e cila merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi sociale”, shtoi më tej ministri i Ekonomisë.

n.e/NOA

KOMENTE