English

Londër, arrestohet i biri i kitaristit të Pink Floyd, David Gilmour

Londër, 13 dhjetor NOA - I biri i kitaristit të Pink Floyd, David Gilmour, është arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë demonstratave studentore të së enjtes në Londër.

Charlie Gilmour, 21,vjeç është fotografuar pasi ishte ngjitur në një monument mbi varr – që kujton rënien e njerëzve në luftë. Djali ka kërkuar menjëherë falje për këtë “fyerje të tmerrshme”, duke e përcaktuar këtë veprim të tijin si një idiotësi të vërtetë.
Për Gilmour, i cili ka qenë pjesëmarrës në demonstratat kundër rritjes së pagesave të shkollimit të miratuara nga qeveria, akuzat që rëndojnë janë ato të dhunës, vjedhjes dhe të tentativës së vandalizmit kundër flamurit.

r.b/NOA

KOMENTE