Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti maqedonas diskuton mocionin ndaj qeverisë
English

Parlamenti maqedonas diskuton mocionin ndaj qeverisë

Shkup, 13 dhjetor, NOA - Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të jetë në rend dite mocioni për mosbesimin e qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe partisë shqiptare BDI.Propozimi për mocionin është bërë nga partia opozitare Lidhja Sociale Demokrate (LSDM), ndërsa është mbështetur edhe nga forcat e tjera politike të opozitës.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski njoftoi javën e kaluar se kjo çështje do të jetë ndër pikat e vetme të rendit të ditës të Parlamentit.

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë pritet të jetë i pasuksesshëm, për shkak se opozita nuk arrin të sigurojë shumicën e votave për shpërndarjen e Parlamentit. Maxhoranca aktuale numëron mbi 80 vende në Parlament, duke përfshirë edhe partinë shqiptare BDI.

Partitë e koalicionit qeveritar javën e kaluar hodhën poshtë propozimin e opozitës maqedonase për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke i konsideruar ato të panevojshme dhe në kundërshtim me agjendën e përcaktimeve shtetërore.

NOA/INA

KOMENTE