Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytet anija e peshkimit në Antarktidë, 23 të vdekur
English

Përmbytet anija e peshkimit në Antarktidë, 23 të vdekur

Antarktidë, 13 dhjetor NOA - Njëzet e tre marinarë kanë vdekur në fundosjen e një anije peshkimi të Koresë së Jugut me 43 njerëz në bord, e cila gjendej në oqeanin e Antarktidës.

“Varka me sa duket është zhytur rreth një mijë kilometër larg nga baza e McMurdo”, - tha zëdhënësi i rojës kufitare me Zelandën e Re, Ross Henderson.

Trupat e rikuperuar deri më tani janë vetëm 5, por për punonjësit e shpëtimit nuk ka më shpresë për të gjetur të gjallë 18 të tjerët e zhdukur.
Anija quhet “Number One Insung”, prej 614 tonelatash dhe është në bazën e portit të Koresë së Jugut, Busan.
Të gjithë anijet prezente në zonë ishin thirrur në vendngjarje për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe një gjysmë aeroplan nga Zelanda e Re u ngrit për të vëzhguar zonën përreth.

Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, rojet bregdetare në bordin e anijes kanë qenë tetë koreanë, tetë kinezë, 11 indonezianë, 11 vietnamezë, tre filipinas dhe një rus.

r.b/NOA

KOMENTE