Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Ne fituam, të tjerët mos grinden kot
English

Thaçi: Ne fituam, të tjerët mos grinden kot

Prishtinë, 13 dhjetor, NOA - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të respektojnë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e djeshëm elektoral.

“Është jetike që të tregohet pjekuri politike, prandaj apeloj tek të gjitha partitë që të angazhohen për t’u mundësuar organeve kompetente që të japin vlerësimin e tyre përfundimtar për mbarë procesin”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas tij, bazuar në vlerësimet e gjithanshme, të bëra deri tash nga misionet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe të komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vënin në dyshim rezultatin zgjedhor.

“Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t’i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme”, ka thënë kryeministri Thaçi.

n.e/NOA

KOMENTE