Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet Kodi i Da Vincit
English

Zbulohet Kodi i Da Vincit

Dorëshkrimi i koduar i Leonardo Da Vinci’t, është gjetur në bibliotekën shtetërore të qytetit francez Nantes.
Dokumenti u zbulua pasi që një gazetar hasi në një sugjerim për ekzistimin e tij në biografinë e Da Vincit.

Dorëshkrimi ndodhej në mesin e 5,000 dorëshkrimeve të ngjashme, të cilat bibliotekës në vitin 1872 ia kishte dhuruar koleksionisti i pasur, Pierre-Antoine Labouchere, i cili pastaj ishte harruar.

Teksti është shkruar nga ana e djathtë në të majtë - për të cilën gjë ishte i njohur Da Vinci - dhe ai tek pritet të deshifrohet.

"Me gjasë, dokumentin e shkroi në gjuhën italiane të shekullit të 15-të, edhe pse është e mundur që të jetë shkruar edhe në gjuhë tjera”, pohoi drejtoresha e bibliotekës në Nantes, Agnes Marcetteau.
KOMENTE