Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 20 vjetori i PD, ditëlindja e lirisë dhe pluralizmit
English

Berisha: 20 vjetori i PD, ditëlindja e lirisë dhe pluralizmit

Tiranë, 15 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – “Të rinjtë shqiptarë në dhjetor të vitit 90-të treguan trimëri të pashembullt, shembën murin e Berlinit duke mbushur ambasadat, e gjynjëzuar pushtetin, por jo të ndalonte marshin e qytetarëve ku në datën 8 dhjetor, me në krye Azem Hajdari, do të nisnin Lëvizjen e Dhjetorit, duke mbushur sheshet e qytetit dhe në datën 11 dhjetor do të themelonin partinë e parë pas pluralizmit”, deklaroi kryeministri Sali Berisha sonte në mbrëmje në kremtimin e 20 vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. “Ne shqiptarët, që ishim 20 vjet më parë vendi i zhytur në honet e historisë, njohëm këto vite mirënjohjen, solidaritetin e të gjitha vendeve të zhvilluara”, tha kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, forca politike në vend e krijuar pas ngritjes së studentëve 20 vjet më parë në të ashtuquajturën “lëvizja e dhjetorit ’90” që solli e dhe rënien e komunizmin në Shqipëri dhe vendosjen e pluripartizmit në vend dhe demokracisë së re shqiptare.

Nga pallati i Kongreseve ku themeluesit e partisë Demokratike, protagionistët kryesorë të saj gjatë këtyre 20 viteve tranzicion përdrejt forcimit të demokracisë, kryeministri Berisha gjatë një fjalimi të tij përshëndeti të gjithë protagonistët dhe anëtarët e PD-së në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike shqiptare.

Duke thirrur, Azem ti je gjallë, kryetari i PD-së, theksoi se lëvizja e studentëve të dhjetorit ’90 që pasuan demonstratat për të fituar lirinë e shumëpritur ishte edhe pikënisja e pluralizmit pasi asokohe u krijua e para forcë politike, që solli edhe përmbysjen e sistemit totalitar, që sipas kreut të PD-së ishte eksperimenti më i shëmtuar.

Shqipëria, që 20 vjet më parë ishte e izoluar arriti të fitojë gjatë këtyre viteve solidaritetin e vendeve të BE-së, SHBA-ve duke realizuar ndërtimin e demokracisë dhe një sërë reformash të suksesshme, që zyrtarizuan në 2009-ën anëtarësimin e vendit në NATO dhe liberalizimin e vizave me BE-në, tha shefi i PD-së.

“Pluralizmi politik dhe lindja e PD-së është lindja e demokracisë shqiptare” tha Berisha duke uruar shqiptarët për ditëlindjen e lirive dhe të dinjitetit njerëzor.

“PD u themelua si parti e interesit kombëtar, e të drejtave të ndaluara me ligj, si parti e integrimit evropian dhe euroatlantik, si parti e tregut të lirë”, theksoi kryetari i PD, Sali Berisha.

Duke bërë një përmbledhje të sfidave me të cilat kjo parti është përballur këto 20 vite kryetari i PD-së tha se ishin pikërisht të gjitha arritjet e vendit që realizuan dhe bënë të mundur këtë solidaritet të jashtëzakonshëm të vendeve të lira, të institucioneve ndërkombëtare për Shqipërinë.

Në aktivitet merrnin pjesë themelues të PD-së në vite, si Bamir Topi, Eduard Selami, Aleksandër Meksi, por edhe anëtarë të rinj të PD-së dhe bashkëpunëtorë e ministra të Qeverisë.

Sikundër mësohet ftesë për këtë aktivitet i është dërguar edhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili në vitet ’90 ishte një nga pedagogët e Akademisë së Arteve që iu bashkua lëvizjes studentore, por u nda herët nga lidershipi i PD-së, Sali Berisha me të cilin sikundër vetë Rama është shprehur kohë më parë, nuk i përputheshin mendimet, një arsye kjo e volitshme për Ramën që ta kundërshtonte Berishën më pas edhe në shkrimet e tij publicistike, për të cilat në vitin 1997 do të goditej keq një mbrëmje nga disa persona, një akt që simbolizon edhe nisjen e mospajtimit të Ramës me Berishën.

KOMENTE