Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbja e Holbrooke, ditë zie për shqiptarët
English

Humbja e Holbrooke, ditë zie për shqiptarët

Vdekja e Richard Holbrooke eshte nje humbje e rende edhe per popullin shqiptar dhe per shqiptaret kudo ne bote. Ishte i pari personalitet i administrates se Presidentit Bill Clinton qe kontaktoi me luftetaret e lirise se Kosoves ne radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ai luajti nje rol te madh ne te gjithe procesin e lirise dhe pavaresise se saj prej nje prej regjimeve me barbare qe ka njohur njerezimi, sic ishte regjimi kolonilist e terrorist i Milloshevicit.

Nga Alban Dega*

Dje mbasdite u nda nga jeta nje mik i madh e i sprovuar i shqiptareve ne kohet me te veshtira te historise se tyre, z. Richard Holbrooke. Ai nderroi jete sot ne spitalin e Universitetit, Xhorxh Uashington te kryeqytetit amerikan ne moshen 69 vjecare.

Para dy ditesh gjate nje mbledhjeje pune me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton ne Departamentin e Shtetit, ai pesoi nje çarje te aortes se zemres dhe u dergua me urgjence ne spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington, ku iu nenshtrua nje operacioni disa oresh. Gjendja e tij ishte kritike dhe prej saj nuk doli kurre me i gjalle.

Richard Holbrroke ishte nje diplomat i shkelqyer, nje paqeberes i mrekullueshem, nje personalitet i madh i diplomacise dhe politikes amerikane, nje patriot i madh i SHBA-se dhe nje humanist i shquar ne sherbim te lirise e demokracise kudo ne Bote, vecanarisht ne Bosnje, Kosove, Irak e se fundi ne Afganistan. Ai sherbeu ne dhjete administrata amerikane si nje emisar i paqes, i lirise, i te drejtave te njeriut dhe demokracise ne mbare Boten. Ne te gjitha e gjate gjithe jetes e veprimtarise e tij politike e diplomatike gati gjysem shekullore, "Richard Holbrooke mbeti Richard Holbrooke" siç deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Ishte kjo veprimtari dhe stili i tij krejt origjinal e i paperseritshem qe i siguroi atij epitetin " Buldozeri" i diplomacise amerikane.

Vdekja e Richard Holbrooke eshte nje humbje e madhe per diplomacine amerikane dhe ate boterore. Eshte nje humbje e pazevendesueshme per administraten e Presidentit Obama, i cili ndoqi nga afer gjendjen e tij shendetesore deri ne frymen e fundit, dhe per popullin vella amerikan. Vdekja e tij ne nje moshe te re, vetem 69 vjec, ne kulmin e misionit te tij paqeberes ne Afganistan eshte nje humbje e madhe edhe per paqen boterore.

Vdekja e Richard Holbrooke eshte nje humbje e rende edhe per popullin shqiptar dhe per shqiptaret kudo ne bote. Ishte i pari personalitet i administrates se Presidentit Bill Clinton qe kontaktoi me luftetaret e lirise se Kosoves ne radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ai luajti nje rol te madh ne te gjithe procesin e lirise dhe pavaresise se saj prej nje prej regjimeve me barbare qe ka njohur njerezimi, sic ishte regjimi kolonilist e terrorist i Milloshevicit.

Si i tille emri dhe vepra e Richard Holbrooke do te mbeten nje faqe e ndritur ne historine e Kosoves dhe shqiptareve ne teresi. Ai ishte mik i nderuar e respektuar i bashkesise shqiptare ne Nju Jork e ne krejt SHBA.

Do te ishte ne nderin e Presidentit ne detyre te Republikes se Kosoves, Jakup Krasniqi dhe te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi qe te shpallnin nje dite zie kombetare per kete humbje te madhe te nje miku te madh te Kosoves, Shqiperise dhe te shqiptareve kudo ne bote.

Po ashtu do te ishte ne nderin e kryetarit te Bashkise se Prishtines, Isa Mustafa dhe te kryetarit te Bashkise se Tiranes Edvin Rama qe ti vinin emrin e Richard Holbrooke dy rrugeve ne kryeqytetet perkatese te Kosoves dhe Shqiperise.

Emri dhe vepra e Richard Holbrooke do te mbeten perhere te gjalla ne zemrat e shqiptareve kudo ne Bote.

Pushoni ne paqe ju paqe-beresi i madh amerikan, z.Richard Holbrooke

Me kete rast rrjeti i internetit " America Online", me rreth 200 milione anetare ne mbare Boten botoi nje koment te autorit te ketij njoftimi ne gjuhen angleze me permbajtjen e meposhtme: "Familja ime, une dhe cdo shqiptar kudo ne Bote me trishtim ne zemra shprehim keqardhjen per vdekjen e Richard Holbrooke. Vdekja eshte e pashmangshme por ai do te jetoje pergjithmone. Roli i tij i madh si nje diplomat i shkelqyer, si nje misionar i paqes dhe shpreses, si nje patriot i madh amerikan e si nje paqeberes i shquar boteror do te mbetet perhere i gjalle ne shpirtrat dhe zemrat e miliona njerezve ne mbare Boten. Ai do te jetoje gjithmone. Pusho ne paqe z.Richard Holbrooke... Zoti i bekofte emrin dhe veprat tuaja te medha! Amin!"

Rest in peace you great american peacemaker, mr. Richard Holbrooke

My family and I, every Albanian in the World are very, very sorry and heartbroken for the death of Mr. Richard Holbrooke. Death is inescapable yet he will live forever. His great role as an outstanding diplomat, as a missionary of peace and hope, as a great American patriot and as a great World peacemaker will be alive in the souls and in the hearts of millions of millions of people anywhere in the World. He will live forever!
Rest in peace Mr. Richard Holbrooke... God bless your name and your great works! Amen!

*Shkrim i dërguar nga autori prej Nju-Jorkut në SHBA

KOMENTE