English

Inter interesohet për sulmuesin e Barcelonës Bojan Krkic

Barcelonë, 14 dhjetor NOA - Nga Spanja zërat janë shtuar dhe po flasin gjithnjë e më shumë për një interesim të zikaltërve të Interit në drejtim të sulmuesit të Barcelonës Bojan Krkic.

Kampionët në fuqi të Evropës, sipas “Itasportpress”, janë të gatshëm për të përfituar në këtë situatë që është krijuar mes lojtarit dhe klubit si pasojë e pakënaqësisë së talentit në lidhje me vendin e tij si titullar në këtë ekip.

Megjithatë dhe pse dëshira e Interit është shumë e madhe për ta sjellë atë në Milano sërish drejtuesit e ekipit do të përballen me një konkurrencë tepër të fortë.

Kjo pasi janë të shumta ekipet që janë në ndjekje të tij dhe nuk përjashtohet as mundësia që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë.

r.b/NOA

KOMENTE