Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Midis jetesës dhe mbijetesës - skllavët e rinj të Rusisë
English

Midis jetesës dhe mbijetesës - skllavët e rinj të Rusisë

Emigrantët e varfër bëjnë punë të rënda krahu në RusiKush mund ta mendonte. Rusia është një vend i shpresës. Së paku për të 12 milionë punëtorët emigrantë që vijnë çdo vit nga Azia Qendrore dhe Evropa Lindore. Ekonomikisht këto vende ndodhen në krizë

Për shembull Taxhikistani: Një e treta e ndërmarrjeve të mëdha janë të vjetëruara dhe janë mbyllur. Më shumë se 700.000 taxhikë çdo vit marrin udhën drejt Rusisë për të punuar. Në vitin 2009 ata i transferuan familjeve të tyre gati 2 miliardë dollarë. Kjo shumë përbën 40% të produktit të brendshëm bruto të këtij vendi. Emigrantët e varfër bëjnë punë të rënda krahu në Rusi. Shumica shfrytëzohen sistematikisht përmes punës ilegale.

Miliona vetë vijnë çdo vit në Rusi: Kopshtarë, zanatçinj, punëtorë ndërtimi, fshesaxhinj.. Emigrantët bëjnë çdo lloj pune - e rëndësishme është të fitojnë para. Nomadët e vafëruar vijnë megjithë rrezikun e mashtrimit, të rrezikimit të shëndetit, madje edhe të jetës.

Familja Bunafscha Schojew nga Taxhikistani jeton në Rusi

E shtunë në mesditë në qendër të Moskës. Shtatë burra me uniforma të bëra pis po asfaltojnë një rrugë. janë taxhikë, kirgizë dhe gjeorgjianë. Disa sjellin me karroca asfaltin e nxehtë, të tjerët e shkelin me këmbë masën avulluese.

Shenishebek vjen nga Kirgizia. Që prej gjashtë vitesh ai punon në Moskë. Rreth 400 euro në muaj fiton ai. Më shumë se gjysmën ia dërgon gruas dhë dy vajzave në shtëpi. Familjen ai e viziton njëherë në vit. "Qiratë janë shumë të shtrenjta. Prandaj 10 dhjetë vetë marrin së bashku një banesë njëdhomëshe. Kështu jetojmë ne këtu. Disa madje me 15 vetë në një dhomë."

Një taxhik i hollë dhe i moshuar ndërpret bisedën. Rrobat e tij janë të vjetëruara, këpucët e ngrëna. Umari që punon si fshesaxhi do ta tregojë patjetër historinë e tij. Ai ka nevojë për para për qiranë, nga punëdhënësi është mashtruar. "Ka gjashtë muaj që nuk më paguajnë. Kujt t'i drejtohem? Ku të shkoj? Nuk e di. Nuk kam asgjë. E siguroj ushqimin nga kazanët e plehrave. Nuk kam kokërr leku."

Rreth 400 euro në muaj fiton ai. Më shumë se gjysmën ia dërgon gruas dhë dy vajzave në shtëpi

Umari punon ilegalisht - si shumica e të huajve nga ish-republikat sovjetike. Shteti rus jep leje pune për rreth 1 milionë emigrantë. Për shkak të krizës ekonomike qeveria do të frenojë flukson e punëtorëve emigrantë në Rusi. Megjithatë vit për vit vijnë rreth 12 milionë emigrantë në këtë vend. Si ish-qytetarë të republikave sovjetike për tre muaj ata nuk kanë nevojë për vizë. Ndërsa ata që qëndrojnë ilegalisht shfrytëzohen nga punëdhënësit. Gavsha Xhurajeva nga organizata për të drejtat e njeriut "Migracini dhe ligji" bën fjalë për "skllavëri".

"Sekseri në Taxhikistan i premton punëtorëve rroga të majme dhe blen biletat për ta. Kështu emigrantët bëhen borxhlinj. Më pas ata shiten tek sekseri nr 2. Ata kthehen në skllevër pasi rrogën e tyre marrin sekseri. Ose sepse iu merren pashaportat deri sa të kenë paguar të gjitha borxhet."

24 vjeçari Aminshon Aronov ia ka dalë mbanë, së paku nga ana financiare. Ai ka blerë një makinë të vjetër dhe punon si taksist. Por ai ka një problem tjetër. Motra e tij me një fëmijë 1 vjeç nështë arrestuar dhe ka dalë para gjyqit, duke qëndruar në korridor.

Shumica e emigrantëve shfrytëzohen sistematikisht përmes punës ilegale.

"Ajo mezi kupton rusisht. Policët u zhdukën nga salla. Pas njëzet minutash ata u kthyen dhe i thanë. Gjyqi vendosi të të kthejë."

Kështu dëbohen nga Rusia çdo vit rreth një gjysmë milioni emigrantë, me pasojë ndalimin e hyrjes në Rusi për pesë vjet.

Aminshon përpiqet të apelojë vendimin e gjykatës.

Punëtorët emigrantë nga Azia dhe Kazakistani janë në këtë situatë njerëz pa mbrojtje dhe mund të vihen nën presion nga policia. Por ata ndiqen edhe nga grupe te tjera. "Rusët të parët! Të huajt jashtë!" thërrasin nenoazistët në marshin e tyre në nëntor në Moskë.

"Ne do t'i rrahim ata aq sa t'ia mbathin me vrap."

Kështu thotë një neonazist i ri. Çdo vit në Rusi regjistrohen rreth 600 sulme ndaj të huajve. Për çdo të gjashtin të huaj sulmi përfundon me vdekje.

KOMENTE