Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mustafa konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kritikon Thaçin
English

Mustafa konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kritikon Thaçin

Prishtinë, 14 dhjetor, NOA - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kontestuar rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ai tha se ka dyshime të bazuara në përqindjen kaq të lartë të prezantuar në favor të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mustafa tha se LDK-ja do ta kontestojë rezultatin nëse në totalin e votave numërohen edhe ato që vijnë nga komunat Skenderaj dhe Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 për qind të atyre që kanë të drejtë vote.

Ai kritikoi edhe kryetarin e partisë rivale, Hashim Thaçin, për faktin se "deklaroi fitoren para se KQZ-ja t'i shpallte rezultatet".

Një veprim i tillë, sipas tij, kishte rrezikuar sigurinë e qytetarëve, duke shkelur njëkohësisht rregullat zgjedhore.

LDK-ja ka deponuar edhe disa ankesa te Paneli për Ankesa dhe hapat e tjerë të partisë, sipas Mustafës, do të varen edhe nga vendimet që do të merren në këtë institucion zgjedhor.

NOA

KOMENTE