English

Rama-Arvizu: Kyç lufta kundër korrupsionit dhe krimit financiar

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama priti sot në një takim mirëseardhjeje Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksander Arvizu. Duke e uruar për fillimin e detyrës së tij, Kryeprokurorja Rama i shprehu Ambasadorit Arvizu mirënjohjen e veçantë për kontributin dhe ndihmën e qeverisë së SHBA për institucionin e prokurorisë si dhe shprehu dëshirën për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit.

Zonja Rama, bëri një pasqyrë të punës dhe paraqiti prioritetet e Prokurorisë që janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit financiar.

Kryeprokurorja vlerësoi mbështetjen nga ana e ambasadës së SHBA-ve për institucionin e Prokurorisë nëpërmjet zyrës së UPDAT dhe programit të Sfidës së Mijëvjeçarit duke garantuar njëkohësisht për rolin e angazhimit të prokurorisë sidomos në situatat që po kalon vendi në rrugën e integrimit.

Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, vlerësoi hapat e Shqipërisë në proceset e integrimit si dhe rolin e prokurorisë në rritjen e performancës së vendit.

Ai u shpreh se e njeh rolin e Prokurorisë si një partner i besueshëm dhe theksoi mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

i.t/NOA

KOMENTE