English

Topi: Hollbruk, një trashëgimi e veçantë për gjithë shqiptarët

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Presidenti Topi, përmes një mesazhi të veçantë ka ngushëlluar familjarët e diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk, për ndarjen e tij nga jeta.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar amerikan, zotit Riçard Hollbruk. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!”, shkruan ai.

Duke shtuar vlerësimin më të lartë për zotin Hollbruk, për përvojën e aktivitetin e tij të gjithanshëm, si dhe veçanërisht për rolin pozitiv në arritjen e paqes në konfliktin e Kosovës, duke lënë një trashëgimi të veçantë për të gjithë shqiptarët.

“Gjithashtu, dëshiroj të kujtoj dhe arritjen e tij më të shquar në arenën ndërkombëtare, “Marrëveshjen e Dejtonit”, duke kontribuar kështu dhe në procesin e paqes në rajonin e Ballkanit e më gjerë”, e përfundon mesazhin e tij, Bamir Topi.
n.e/NOA

KOMENTE