Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apple, në mendime për i-Phone 6 së bashku me Toshiba
English

Apple, në mendime për i-Phone 6 së bashku me Toshiba

Japoni, 15 dhjetor NOA/ Rid Bulku - Nëse tashmë na ndan vetëm një semestër nga lançimi i i-Phone 5, mund të themi se tepër interesante po rezultojnë lajmet në lidhje me i-Phone 6, i cili pritet të vijë në treg jo më parë se vera e vitit 2012.

Thashethemet vijnë nga Japonia, ku Toshiba është duke u përgatitur për të investuar 1.2 miliardë dollarë për të ngritur një fabrikë të re për prodhimin e LCD-ve LTPS (temperaturë e ulët poli-silikon) për përdorim në smartphon-ët Apple.

Fabrika do të jetë në funksionim gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm dhe Apple do të kontribuojë ndjeshëm në impiantet e saj.

Apple deri tani u është drejtuar LG Display për ekranët e i-Phone 4 dhe i-Pad, ku në disa raste ka pasur probleme të mëdha furnizimi.

Fabrika e re e Toshibas, në të cilën do të përfshihet Apple drejtpërdrejt si një investitor, duhet të shmangë vonesat në të ardhmen, në zinxhirin e prodhimit.

r.b/NOA

KOMENTE