Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i Përgjithshëm i Tv Ora News, Alfred Peza, largohet nga detyra
English

Drejtori i Përgjithshëm i Tv Ora News, Alfred Peza, largohet nga detyra

Tiranë, 15 Dhjetor 2010 NOA - Gazetari i njohur dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tv Ora News Alfred Peza, largohet nga detyra në televizionin informativ të krijuar rreth tre vjet më parë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime jozyrtare brenda këtij televizioni ndërsa nuk ka një komunikim me mediat mbi këtë largim nga pronari i Ora News.

Nuk ka të dhëna të qarta për shkaqet që çuan z.Peza të largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Ora News.

Peza drejtonte këtë televizion që kur ai u themelua dhe më tej pasi u ble nga biznesmeni Ylli Ndroqi.

Fillimisht Peza ishte kryeredaktor, më tej Drejtor i Informacionit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm.

Prej kohësh ai kishte nisur emisionet “Ora e Debatit” çdo të premte ku ftoheshin personalitete të rëndësishme dhe kohët e fundit edhe "Ora e Intervistës".

Dalja e fundit mediatike e tij ishte në minutat e para të ditës së sotme (e Mërkurë), kur z.Peza përshëndeti heqjen e vizave në emisionin “Start” të Ora News. Ai ishte i emocionuar teksa fliste për këtë ngjarje të shënuar për shqiptarët.

Nuk dihet nëse vendimi për largim nga detyra i Pezës është i pakthyeshëm, kjo mbetet të shihet në vazhdim.

e.r/NOA

KOMENTE