Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali i Filmit në Itali, kinemaja shqiptare në vendin e nderit
English

Festivali i Filmit në Itali, kinemaja shqiptare në vendin e nderit

Torino, (Itali), NOA – Shoqata “Piemonte Movie” do të organizojë edicionin e XI të festivalit kinematografik “gLocal Film Festival” që do të zhvillohet në Torino ngadata 3 deri në 10 Mars të vitit 2011.

Në këtë edicion, Festivali, në bashkëpunim me Shoqatën Vatra dhe Qendrën e Kulturës Shqiptare do t’ia kushtojë vendin e nderit kinematografisë shqiptare.

Shqipëria do të jetë në fokusin seksionit “Tokat e Kinemasë”, të këtij festivali, që synon të vendosë kontakte dhe të vlerësojë siç duhet atë pjesë të kinemasë europiane që nuk njihet dhe nuk shpërndahet siç duhet në Itali.

Por nga ana tjetër të dialogojë dhe të ndërveprojë me bashkësitë e huaja kryesore, të pranishme në qytetin e Torinos.

Edicioni i XI-të i “Piemonte Movie gLocal Film Festival” realizohet në bashkëpunim me Regione Piemonte, Piemonte dal Vivo, Fondazione Maria Adrian Prolo, Film Commission Torino Piemonte, Torino Film Festival dhe Associazione Museo Nazionale del Cinema.

a.k/NOA

KOMENTE