Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Kuvendit: KE të hetojë pse Dick Marty po shpif për Hashim Thaçin
English

Kryetarja e Kuvendit: KE të hetojë pse Dick Marty po shpif për Hashim Thaçin

Tiranë, 15 Dhjetor 2010 NOA - Raporti i deputetit zviceran, anëtar i PACE-s është një raport i pabazuar në asnjë fakt, dëshmon shpërdorim të paprecedent të detyrës nga ish-prokurori Dick Marty.

Kështu i deklaroi sot, Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli drejtorit politik z. Laurens në një takim që patën në selinë e saj.

“Nëse deputeti nuk paraqet fakte për ato që ka shkruar dhe nuk i paraqet këto në Gjykata, do të ishte në nderin e Këshillit të Evropës, të kërkojë një ekspertizë mjeko-ligjore për Raporterin zviceran, si dhe një hetim tërësor rreth rrethanave që kanë shtyrë Dick Marty të prodhojë një raport të tillë”, - tha Topalli.

Burimet zyrtare nuk bëjnë të ditur se çfarë ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në Këshillin e Evropës, Zhan Luis Laurens lidhur me këtë “grusht” që Topalli lëshoi ndaj Marty, pasi ky i fundit në mënyrë abuzive ka shpifur kundër Thaçit.

e.r/NOA

KOMENTE