Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 16 Dhjetor 2010 NOA – Masat ajrore të paqëndrueshme do të dominojnë të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës së nesërme.

Në bregdet dhe zonat e ulëta, do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje të pakta shiu e dëbore.

Ndërsa në zonat malore, verilindore – juglindore do te ketë reshje të dendura dëbore.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet edhe sot në Korçë, këtë radhë edhe më ftohtë, -12 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 10 gradë Celsius.

Në rajon dhe Evropë, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -10 gradë Celsius kurse Oslo do të arrijë deri në -15 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 12 gradë Celsius.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin, ku më të dendura reshjet e dëborës do të mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Në mbrëmje dhe gjate natës reshjet e dëborës do të zhvendosen në zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, ndërsa mesdita do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në qendër dhe jug të vendit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 40 km/h me drejtim kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë deri në 3 ballë.

Europa

Në Evropën Qendrore dhe Gadishullin e Ballkanit do të vendosen qendra me presionit të ulët atmosferik shoqëruar me fronte të ftohta dhe për pasojë, mot i paqëndrueshëm do të karakterizojë këto zona.

Vranësirat do të fuqizohen gjatë natës dhe do të gjenerojnë reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Temperaturat do të bien ndjeshëm në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Gadishullin e Ballkanit.

Problematike situata do të paraqitet sërish në qendër të kontinentit, pasi vranësirat dhe reshjet e dëborës do të dominojnë gjatë gjithë ditës së enjte.

Temperaturat ekstremisht të ulëta kanë përfshirë të gjithë kontinentit Evropian.

Ndërsa mot të kthjellët dhe me vranësira të lehta do të ketë në Jugperëndim të Evropës.

Ngjarje ekstreme në Evropë:

Ballkani Perëndimor alarmohet nga reshje shiu e dëbore si dhe stuhi ere;

Britania e Madhe dhe Gjermania alarmojnë për dëborë të dendura.

Vendet e ish Bashkimit Sovjetik rrezikohen nga temperatura të ulëta.

e.r/NOA

KOMENTE