English

Për Cassano është derbi Milan – Inter

Milano, 15 dhjetor NOA - Edhe Milani është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Antonio Cassanos. Pas Interit, që ka shfaqur interes për të që në momentin që filluan mosmarrëveshjet me klubin e Sampdorias dhe kuq e zinjtë tashmë janë hedhur në mendime për “Fantantonion”.

Sipas drejtuesve të Milanit fantazisti italian është cilësuar si ideali për të zëvendësuar Ronaldinhon.

Ekipet aktualisht janë në pritje të vendimit të kolegjit të arbitrazhit që me sa duket nuk do të pranojë një zgjidhje të mundshme të kontratës, por do të imponojë një dënim të rëndë dhe një pezullimi, duke lejuar rivendosjen e saj.

r.b/NOA

KOMENTE