Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC sjell iPhone 4 në Shqipëri
English

AMC sjell iPhone 4 në Shqipëri

Tiranë,–17 dhjetor 2010 NOA – AMC njoftoi se hedh sot zyrtarisht në treg iPhone 4 në Shqipëri. iPhone 4 është i pajisur me “FaceTime”, që bën realitet ëndrrën e video-telefonatës, dhe me ekranin e ri “Retina” të Apple, ekranin me rezolucionin më të madh që ka pasur ndonjëherë një telefon dhe që shfaq tekst, imazhe dhe video super të qarta. iPhone 4 ka edhe kamer 5 MP, me blic LED, video-regjistrim në HD, proçesor A4 të Apple, xhiroskop me 3 boshte dhe kohë bisede deri 40 % më të gjatë.

Ky është smartphone më i hollë në botë, me dizenjon e re të mrekullueshme prej qelqi dhe çeliku që nuk ndryshket. iPhone 4 ka të instaluar iOS 4, variantin e ri të sistemit operativ celular më të përparuar në botë, i cili përfshin mbi 100 funksione.

App Store revolucionar ofron akses në mbi 200 000 aplikime, përfshirë edhe aplikimin e ri iMovie, të përgatitur posaçërisht për iPhone 4.

“Jemi krenarë që e sjellim të parët zyrtarisht iPhone 4 në tregun shqiptar. Fillimi i shitjeve të iPhone vërteton sërish angazhimin tonë për t’u ofruar abonentëve produktet dhe shërbimet më të reja, si dhe aftësinë tonë si pjesë e Grupit OTE-Deutsche Telekom për të ofruar produkte e shërbime inovative e për të sjellë afër kujtdo në vend teknologjinë më moderne. BUrimet tona njerëzore dhe teknike do të jenë që në fillim në dispozicion të të gjithë të interesuarve për iPhone.” u shpreh zoti Dimitris Blatsios, Drejtor Ekzekutiv i AMC.

AMC ofron shumë tarifa, të përshtatura për nevojat e çdo abonenti. iPhone 4 u ofrohet të gjithë abonentëve AMC, të rinj dhe ekzistues. Abonentët AMC me parapagim ose me kontratë mund të zgjedhin një nga planet e posaçme tarifore dhe paketat e internetit që shoqërojnë iPhone.

Për informacione të mëtejshme, ju mund të klikoni spotin publicitar të AMC, që gjendet në krye të faqes/

e.r/NOA

KOMENTE