Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dick Marty: Akuzat ndaj Thaçit serioze, kam fakte ende të papublikuara
English

Dick Marty: Akuzat ndaj Thaçit serioze, kam fakte ende të papublikuara

Paris, 16 dhjetor, NOA – Pas miratimit të raportit të eurodeputetit zviceran, Dick Marty, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të Asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Europës e mbajtur në Paris, raportuesi zviceran në një konferencë të posaçme për shtyp deklaroi pasdite se ka fakte për akuzat e ngritura për trafik armësh dhe organesh nga ish lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, krime të kryera menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Gjatë konferencës për shtyp në Paris, eurodeputeti Marti e mbrojti raportin e tij duke theksuar se është tërësisht i bazuar në fakte të vërteta, andaj ai bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar ndaj Hashim Thaçit dhe emrave të tjera të akuzuar prej tij.

Duke e cilësuar si një raport serioz eurodeputeti zviceran bëri me dije se ai vetë ka kryer hetime dyveçare për krimet në fjalë, duke informuar se ka ende fakte të papublikuara në raport, të cilat do t’i referojë në vizjim të hetimeve ndërkombëtare.

Madje ai ka përmendur gjatë konferencës edhe “Shtëpinë e verdhë” që gjendej në veri të Shqipërisë, aty ku bëhej edhe trafiku i organeve që u merreshin të burgosurve serbë.

Marti sqaroi se nuk e kishte bërë publik raportin më herët për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Më herët, raporti ku akuzoheshin udhëheqësit e UÇK-së mes tyre edhe kryeministri Hashim Thaçi u miratua nga asambleja e përgjithshme e KiE-s, duke tashmë ka ardhur koha për të nisur një hetim ndërkombëtar për këto akuza.

Komisioni vërtetoi se mjaft akuza që paraqiten në raport përputhen, si përshembull ato ku faktohen se serbë dhe shqiptarë të Kosovës janë mbajtur të burgosur në vende sekrete nën kontrollin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves në Veri të Shqipërisë, të cilët madje janë keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore.

mit/NOA

KOMENTE