English

Grabitja e bankës nga dy persona, janë marrë 300 mijë lekë

Tiranë, 16 dhjetor, Update – Grabitësit e bankës në Rrugën e Kavajës kanë arritur të marrin prej saj rreth 300 mijë lekë të reja. Kjo është shuma që kanë konfirmuar për gazetarin e Agjencisë NOA në vendngjarje punonjësit e policisë.

Sipas dëshmive paraprake kanë qenë dy persona që kanë hyrë të armatosur në bankën që ndodhet në Rrugën e Kavajës. Personat kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe kanë pasur kapuçë në kokë.

Ata kanë nxjerrë pistoletën dhe kanë kërcënuar punonjësit e bankës për të marrë të gjitha paratë që kanë gjetur.

Më pasa ata janë larguar me një motor pa mundur të ndalohen nga askush. Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e policisë së komisariatit numër dy, i cili ndodhet vetëm pak minuta larg bankës.

Aktualisht punonjësit e policisë janë duke parë regjistrimet filmike të kamerave të bankës për të bërë identifikimin e autorëve.

a.k/NOA

KOMENTE