Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapja e kutive në Shkodër, Topalli: E humbe kauzën e kutive, të mundëm Edi Rama
English

Hapja e kutive në Shkodër, Topalli: E humbe kauzën e kutive, të mundëm Edi Rama

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Pas hapjes së kutive në qytetin e Shkodrës ku pretendimet e kreut të partisë Demokristiane, Nard Ndoka, një nga eksponentët e opozitës së bashkuar, për manipulim të zgjedhjeve të shkuara parlamentare me pretendimin se i ishte vjedhur një mandat deputeti ranë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi sot se tashmë është e mbyllur kauza e hapjes së kutive, kauza kryesore e opozitës kundër mazhorancës së dalë nga këto zgjedhje. Nga foltorja e kuvendit, kryeparlamentarja Topalli theksoi se për shkak të vendimit të djeshëm të mbylljes së çështjes hetimore në fjalë opozita dhe lidershipi i saj duhet t’i kërkojnë falje popullit për këtë kauzë me të cilën opozita sikundër tha ajo kërkoi të mënipulojë qytetarët.

“Po ndërhyj për shkak të një vendimi të rëndësishëm të mbylljes së një çështjeje hetimi mbi atë që ju prej dy vjetësh e quanit kauza juaj, kauza e transparencës; kauza e hapjes së kutive; kauza se si ishin manipuluar zgjedhjet dhe votat në Shkodër. Kërkonit hapjen e kutive ose ne të iknim. Ja, vendimi i prokurorisë pikë pas pike, një më një. T’i kërkoni falje Shkodrës, t’u kërkoni falje shqiptarëve dhe ai t’ju kërkojë juve të falur për atë që ju bëri. Nuk ju la për 6 muaj rresht të hyni në Parlament, për 6 muaj rresht u përpoq me të gjitha mënyrat që ju të humbnit mandatet. Kjo ishte e vërteta. Përplasjani këto kryetarit tuaj”, tha zonja Topalli.

Ajo vlerësoi më tej se zgjedhjet e 2009-ës ishin zgjedhjet më të mira që kanë bërë shqiptarët.

Ajo akuzoi lidershiipin e PS-së se është pikërisht kjo arsye pse ai nuk e paraqet kërkesën për transparencë të zgjedhjeve të shkuara parlamentare në gjykatën e Strasburgut apo në Gjykatën Kushtetuese e Komisionin e Venecias.

Duke vazhduar kryeparlamentarja Topalli tha se Rama kërkoi dhe protestoi për transparencën e kutive ngase kërkonte alibi, dhe nuk donte që të liberalizoheshin vizat për shqiptarët.

Në këtë kontekst Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përshëndeti hyrjen në fuqi të vendimit të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë.

“I uroj të gjithë shqiptarët: Gëzuar vizat! T’i gëzoni, se e meritoni! Shqiptarët e kanë merituar këtë. Nuk ishte dhuratë. Vizat i morëm ne, i morëm me forcë, me vullnet, i kemi marrë me punë të madhe, kundër dëshirës së kryetarit tuaj, që ka bërë çdo përpjekje, por edhe kundër dëshirës së tre deputetëve këtu, që nuk kanë lënë letër pa shkruar kundër Shqipërisë në Bruksel; kundër tre deputetëve këtu që s’kanë lënë përpjekje pa bërë që të pengonin marrjen e vendimit”, akuzoi kreun e PS-së nga foltorja e kuvendit kryeparlamentarja Topalli.

Ajo nënvizoi se mazhoranca e ka mundur Edi Ramën edhe në Bruksel, edhe në Strasburg, edhe në Tiranë, edhe në të gjithë Shqipërinë, duke bërë që shqiptarët të fitojnë. Kjo është kutia. Ikni! Kështu i thoni kryetarit tuaj, të ikë! Nëse del ndryshe, unë iki dhe mbaj përgjegjësi, përfundoi zonja Topalli, duke i bërë edhe njëherë thirrje opozitës të kërkojë të falur për një kauzë të pavërtetë transparence, që sipas saj ishte kauza që Rama përdori vetëm për të ardhur në pushtet.

mit/NOA
KOMENTE