Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heroinë në burgun e Rrogozhinës, policia kontrollon në mesnatë qelitë
English

Heroinë në burgun e Rrogozhinës, policia kontrollon në mesnatë qelitë

Rrogozhinë, 16 dhjetor, NOA – Një kontrolli i befasishëm i policisë së burgjeve në burgun e Rrogozhinës ka bërë që në qeli të gjendet një sasi e konsiderueshme droge e llojit heroinë dhe kokainë. Policia ka gjetur dy qeli drogë të ndarë në disa pjesë, rreth 250 gramë, e cila mendohet të jetë e llojit heroinë.

Personat të cilëve u është gjetur droga janë; Indrit Bujar Daja, 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 8 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhune”, Kujtim Muharrem Popoci, 36 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, Ermal Enver Maloku, 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, Arben Pëllumb Roshi, 52 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 9 vjet heqje lirie për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Të gjithë personat aktualisht vuajnë dënimin në Institutin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Rrogozhinë.

Droga ju bllokua të katër personave në qelitë Nr.1 dhe Nr.2.

Veç dënimit që po kryejnë, ndaj tyre rëndon dhe akuza për “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.

a.k/NOA

KOMENTE