English

Lirohet themeluesi i Wikileaks, policia i vendos përgjues për ta kontrolluar

Londër, 16 dhjetor, NOA – Gjykata e Lartë e Anglisë ka rrëzuar kërkesën e Suedisë për të mbajtur në burg themeluesin e Wikileaks, Juliane Assage. Prokurorët suedezë kërkuan që të apelohej lirimi me kusht që u bë ditën e martë, duke theksuar se Assage akuzohet për përdhunime në Suedi.

Lirimi i Assage vjen pas pagesës së 230 mijë eurove nga miqtë e tij në Londër. Ai do të paraqitet çdo javë në policinë e Anglisë. Mediat shkruajnë se atij i është vendosur një çip në këmbë, i cili do të tregojë vendodhjen e saktë të tij, edhe në rast se ai nuk do të paraqitet në policinë e Londrës.

a.k/NOA

KOMENTE