Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Qeveria e angazhuar të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytja
English

Meta: Qeveria e angazhuar të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytja

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet në zonën veriperëndimore të vendit.

Zëvendëskryeministri tha gjithashtu se shumë shpejt do të nisë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara dhe se ky vlerësim do të bëhet në mënyrë profesionale dhe objektive duke mos i lënë shteg hamendësimeve.


Z. Meta si paraqitet situata në Shkodër?

Situata paraqitet me një përmirësim të vazhdueshëm por ende vazhdon të mbetet emergjente sepse akoma ka më shumë se 9000 hektar nën ujë. Dhe ende disa fshatra mbeten të izoluar nga komunikimi me mjete transporti. Dhe natyrisht, i gjithë procesi i përballimit të gjithë kësaj emergjence po vazhdon si në ditët e para të fillimit të saj por kuptohet me një reduktim të theksuar të sipërfaqes së mbuluar me ujë. Aty ku uji tashmë është larguar po merremi me planifikimin, me dezinfektimin, me pastrimin në mënyrë që të rehabilitohen hap pas hapi të gjitha zonat e prekura nga përmbytja. Besoj se tashmë jemi në një situatë shumë më të favorshme se disa ditë më parë dhe shumë operacione të cilat zhvilloheshin nga ajri për furnizimin e banorëve, apo dhe për furnizimin me ushqim të blegtorisë tashmë mund të zhvillohen nga toka.

Z. Meta, çfarë diskutuat sot në takimin që patët me Shtabin e Emergjencës?

Çdo pasdite vonë mblidhet Shtabi i Emergjencës i cili diskuton për ecurinë e operacioneve gjatë ditës dhe planifikon operacionet për ditën e nesërme por edhe diskuton për probleme të ndryshme të perspektivës. Kështu që kjo është një mbledhje e përditshme apo e përnatshme dhe janë marrë të gjitha masat që bazuar në kërkesat e kryetarët e shtabeve të njësive vendore ne t’iu përgjigjemi në mënyrë sa më korrekte me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të kësaj situate dhe tejkalimin e kësaj emergjence në ditët e ardhshme.

Z. Meta përmendët 9000 hektarë nën ujë, por sa shtëpi vazhdojnë të jenë të përmbytura?

Mendoj se tani ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës së përmbytjen në qendrat e banuara dhe jo gjithmonë ka një numër të saktë të hektarëve dhe të shtëpive të përmbytura. Natyrisht ende vazhdojmë të kemi shqetësime, në qytetin e Shkodrës, bëhet fjalë për një pjesë të qytetit, zonën e Livadhes e cila është më pranë liqenit ndërsa në disa komuna ende vazhdojnë të mbeten të izoluar dhe në një situatë të vështirë banorë në komunën e Dajç dhe në komunën e Anës së Malit. Megjithatë, është reduktuar ndjeshëm numri i shtëpive që janë nën ujë dhe në këto kushte ka filluar edhe rikthimi i banorëve të evakuuar nëpër shtëpitë e tyre.

Z. Meta, sot qeveria ka vendosur të ngrejë komisione për dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend. A mund të më thoni kur do të jetë gati një vlerësim i plotë i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet?

Kemi dy procese. Kemi një proces imediat, i cili është ky i përballimit të emergjencës, pra i përballimit të evakuimeve, i përballimit të urgjencave të ndryshme i furnizimit të banorëve me ushqime,e ujë, sikurse kemi furnizimin me ushqim që është një tjetër sfidë e madhe dhe e vështirë. Por përsa i takon vlerësimit të këtyre pasojave natyrisht që është një proces tjetër për të cilin qeveria ka diskutuar sot (dje) në mbledhjen e saj dhe ka vendosur në parim që sa më shpejt edhe ky proces të fillojë. Por sigurisht që ka një pengesë që sipërfaqe që ndodhen në ujë, pa largimin ujit është e vështirë të bëhet një vlerësim i qartë sa më profesional dhe larg hamendësimeve të ndryshme. Ky është një proces që do të fillojë së shpejti dhe do të përmbyllet deri në momentin kur do të jetë e mundur që të bëhen të gjitha vlerësimet profesionale dhe objektive të të dhënave dhe pasojave nga kjo përmbytje.

Pasi të ketë përfunduar ky vlerësim do të ketë dëmshpërblim nga qeveria?

Qeveria e ka bërë të qartë se ajo do të angazhohet jo vetë për të përballuar situatën e emergjencën por edhe për të dëmshpërblyer banorët dhe për të lehtësuar pasojat e kësaj përmbytjeje për familjet që e përjetuan atë. Sikurse mund të them se deri tani është siguruar baza ushqimore për blegtorinë deri në fund të muajit dhjetor dhe parashikohet që brenda javës së ardhshme të garantohet baza ushqimore për blegtorinë deri në fillim të pranverës, pasim kuptohet se për të gjitha ato sipërfaqe që ishin mbjellim për të garantuar ushqimin e blegtorisë ky mbetet angazhim i qeverisë për të garantuar ushqimin në fillim të pranverës.

Zoti Meta a ka ndonjë plan për të parandaluar përmbytjet që tani janë bërë të përsëritura?

Natyrisht përveç këtyre angazhimeve që unë parmenda deri tani por edhe në mbledhjet e mëparshme kemi diskutuar në lidhje me përforcimin dhe rehabilitimin të argjinaturave të dëmtuara sidomos në komunën e Dajçit ku baza materiale me ndihmën e forcave të ushtrisë është vendosur atje por edhe ekspertë të huaj kanë bërë vlerësimin sesi do të mund të bëhet rehabilitimi i këtyre argjinaturave apo edhe në komunën e Velipojës. Por përveç këtyre sikurse ju e dini do të merren edhe masa të tjera dhe siç e dini do të bëhet edhe ndërhyrja në lumin Buna ku dje është nënshkruar për këtë çështje edhe marrëveshja midis dy ministrave përgjegjës të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dhe këto janë masa që në vazhdim qeverisë do të diskutojë edhe për projektin teknik të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës i cili do të ketë edhe një rol rregullator për prurjet e Drinit, por edhe masa të tjera afatmesme dhe afatgjata.

Çfarë sjell konkretisht marrëveshja për thellimin e lumit të Bunës?

Kjo marrëveshje në bazë të studimeve përkatëse të bëra nga ekspertët e dy palëve dhe për të cilat po jepet një asistencë ndërkombëtare, do të bëjë të mundur etiketimin e të gjitha ndërhyrjeve në shtratin e lumit Buna si në drejtim të thellimit ashtu edhe një mbrojtje më të mirë të këtij lumi kur për shkak të reshjeve prurjet e tij bëhen problematike.

Përsa i përket situatës në kaskadën e Drinit, a do të vazhdojë të ketë shkarkime?

Shkarkimet janë minimale. Sot praktikisht shkarkimet janë të papërfillshme 100 metër kub në sekondë shkarkohen pa përfshirë këtu agregatët por e theksoj edhe njëherë tjetër se problemi ka ndodhur për shkak të rritjes së paparë të nivelit ët liqenit të Shkodrës që solli përmbytjen e një pjese të konsiderueshme të qytetit.

Kur mund të themi se uji do të largohet përfundimisht nga Shkodra?

Besoj se nga qyteti i Shkodrës apo nga akset kryesore ai mund të konsiderohet i evakuuar, megjithëse ende ka zona të caktuara pranë liqenit, praktikisht rruga kryesore që lidh Shkodrën me aksin nacional dhe lagjen e Xhabijes situata ka ndryshuar krejtësisht, pro mendoj se do të jetë një proces i vazhdueshëm.

NOA

KOMENTE