Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti i keq, bllokohen rrugët në qarkun e Gjirokastrës
English

Moti i keq, bllokohen rrugët në qarkun e Gjirokastrës

Gjirokastër, 16 dhjetor, NOA - Si pasojë e motit të keq ku në të gjithë qarkun e Gjirokastrës gjatë natës kanë rënë reshje dëbore aksi rrugor nacional Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, u bllokua në orët e para të mëngjesit pasi trashësia e dëborës arrit rreth 25 centimetra.

Lëvizja ka filluar rreth orës 08.00, vetëm me zinxhirë.

Kurse aksi rrugor Gjirokastër - Tepelenë është plotësisht i kalueshëm pa asnjë problem.

Tek komuna Zagorie, aksi rrugor rural që lidh këtë Komunë me Gjirokastrës bëhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 centimetra.

Ndërsa te komuna e Picarit, lëvizja nga fshati Golem për në drejtim të Gjirokastrës bëhet me zinxhirë pasi edhe në këtë fshat trashësia e dëborës arrin deri në 25 centimetra.

Komunat e tjera të rrethit Gjirokastër, lëvizjet i kanë pa zinxhirë pasi trashësia e dëborës është 4 deri 6 centimetra.

Sa i përket rrethit të Tepelenës, aksi nacional Tepelenë-Ballsh është i kalueshëm, ndërsa te komuna Kurvelesh, lëvizja në drejtim të Tepelenës bëhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 centimetra.

Në rrethin e Përmetit, te aksi rrugor Përmet-Çarshovë lëvizja bëhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës arrin deri në 20 centimetra.

Edhe te komuna Frashër, lëvizja për në Përmet kryhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës varion nga 25 deri në 30 centimetra.

Ndërsa komunat e tjera janë plotësisht të kalueshme pasi trashësia e dëborës varion nga 8 deri në 10 centimetra.

n.e/NOA

KOMENTE