Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndoka: Hetimi i zgjedhjeve në Shkodër, pa praninë e avokatit të PDK
English

Ndoka: Hetimi i zgjedhjeve në Shkodër, pa praninë e avokatit të PDK

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilësuat vendimin e Prokurorisë së Shkodrës si të manipuluar. Duke ju referuar vendimit, në një deklaratë për mediat, Ndoka u shpreh se hapja e kutive është bërë pa praninë e përfaqësuesit ligjor të PD-së dhe se prokuroreve u është bërë presion.

“Jemi në dijeni se KQZ refuzoi për shumë kohë dorëzimin e këtyre kutive prokuroreve që hetonin çështjen, dhe kur pas një viti vendosi t’i dorëzojë, këto kuti u përpunuan nga ekspertët manipulator të Partisë Demokratike, të urdhëruar nga kryeministri Berisha.

Hapja e kutive nga Prokuroria pa prezencën e përfaqësuesit tone ligjor, si pale ne proces, është shkelje e rende procedurale dhe deligjitimon krejt hetimin”, tha sot Ndoka.

Ai tha se ne kemi informacione të sigurta për presionin e vazhdueshëm që u është bërë prokurorëve që hetonin çështjen nga eksponentët më të lartë të maxhorancës, “duke iu bërë kërcënime nga më të ndryshmet e më të frikshmet, fakte këto që ne i kemi denoncuar publikisht edhe më parë”.

Ndoka the se opozita shpreh keqardhjen e thellë për dështimin përfundimtar të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për hetimin e zgjedhjeve.

“Mbyllja e hetimit të zgjedhjeve nga ana e prokurorisë, duke manipuluar provat e vjedhjes së votave, përbën një ogur shumë të keq për Shqipërinë. Kjo tregon dështimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nënshtrimin e tij para arrogancës dhe presioneve të pushtetit të Sali Berishës”, tha ai.

Ndoka e lidhi hetimin në Shkodër me hetimin e munguar sipas tij të çështjeve kriminale, si Gërdeci dhe lidhja e ministrave, zyrtarëve të lartë të oborrit, dhe familjarëve të kryeministrit me mafien dhe korrupsionin.

Ai tha se PDK-ka ka paraqitur dokumente filmike për manipulimin e zgjedhjeve në Shkodër.

“Partia Demokristiane denoncoi në Prokurorinë e Rrethit Shkodër me prova të faktuara filmike vjedhjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe konkretisht në KZAZ-të nr. 40 dhe 42, duke kërkuar hapjen e pese kutive të votimit dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ky denoncim është kryer në përputhje me ligjin 15 muaj me parë”, tha sot Ndoka.

a.k/NOA

KOMENTE