Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk na e ndjen për shpifjet e Marti
English

Nuk na e ndjen për shpifjet e Marti

Unë do të shqyrtoj të gjitha mundësitë legale dhe politike për ta kundërshtuar këtë raport tendencioz dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë. Kosova dhe qytetarët e saj janë përballur me shumë sfida edhe më të rënda në të kaluarën dhe do të dijnë ta tejkalojnë edhe këtë sfidë me sukses

Nga Hashim Thaçi

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Siç jeni në dijeni, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, po përballen edhe një herë me një propagandë qëllimkeqe, që ka si objekt denoncimi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e saj. Pra, projektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për më tepër, qëllimi i përgjithshëm i kësaj fushate është dëmtimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës. Raporti skandaloz i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, është një tekst i mbushur me shpifje dhe gënjeshtra, të cilat janë riciklim i propagandës së vazhdueshme të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Për më tepër, ky është një raport që tenton të njollos të gjithë shqiptarët në rajon. Akuzat monstruoze që përmban raporti i Dik Martit nuk i bëjnë nder asnjë individi që angazhohet për të vërtetën dhe për drejtësinë. Pretendimet inkriminuese të përfshira në raportin e Dik Martit janë hetuar tashmë disa herë nga institucionet kredibile të drejtësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Tribunalin e Hagës, UNMIK-un dhe së fundmi, EULEX-in. Në të gjitha rastet, është dëshmuar se nuk ka asnjë bazë për akuzat e përfolura.

Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe unë personalisht, kërkojmë që sa më parë të iniciohen procedurat profesionale për të gjitha deklarimet që përmban raporti, që të zbardhet e verteta. Po ashtu, kërkojmë nga Dik Marti që të gjitha faktet dhe dëshmitë që pretendon se i ka, t’i dorëzojë tek organet kompetente të drejtësisë për të ndihmuar procesin hetimor. E gjithë bota e di e se në Kosovë kanë ndodhur krime të tmerrshme për vite të tëra, që kanë kulmuar gjatë luftës së viteve 1998-1999. Por, po ashtu, e gjithë bota e di se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima në Kosovë. Krimet në Kosovë i ka bërë makineria shtetërore e Serbisë dhe për këtë kanë marrë dënimin e merituar nga Tribunali i Hagës edhe liderët e shtetit serb të asaj kohe. Tendencat për ta ndryshuar historinë dhe realitetin, dhe për të barazuar agresorët dhe viktimat janë të pamoralshme, të padrejta dhe pa dyshim do të dështojnë. Qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot. Me mijëra gra dhe burra të ndershëm të vendit tonë kanë dhënë jetën për lirinë tonë. Ua kemi borxh të gjithë atyre, dhe mbi të gjitha, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh, që vlerën më sublime që e krijuam të bashkuar si popull e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës ta ruajmë nga tendencat për njollosjen e rolit të saj heroik dhe historik.

Unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, por para së gjithash, si qytetar dhe si prind, ndjehem i fyer rëndë nga akuzat e pabaza që Dik Marti ka bërë ndaj meje, ndaj bashkëluftëtarëve të mi, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mbi të gjitha ndaj vendit dhe popullit tim. Qytetarët e Kosovës janë pjesë e Europës, janë pjesë e botës së qytetëruar dhe nuk janë pjesë e mentaliteteve primitive fisnore dhe klanore, siç i ka përshkruar Dik Marti. Unë do të shqyrtoj të gjitha mundësitë legale dhe politike për ta kundërshtuar këtë raport tendencioz dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë. Kosova dhe qytetarët e saj janë përballur me shumë sfida edhe më të rënda në të kaluarën dhe do të dijnë ta tejkalojnë edhe këtë sfidë me sukses. Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i marrin me qetësi dhe maturi këto zhvillime dhe po ashtu, që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë në procesin hetimor. Në asnjë vend post konfliktuoz drejtësia nuk ka qenë më e menaxhuar nga prezenca ndërkombëtare, se sa në Kosovë. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet shembulli më i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht do të vazhdojmë punën tonë për të ndërtuar një shtet demokratik, të zhvilluar dhe të dinjitetshëm – Kosovën Europiane, me të cilin janë krenar të gjithë qytetarët tanë dhe miqtë tanë të shumtë ndërkombëtar.

KOMENTE