Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Dik Martit, Vetëvendosje: UÇK nuk njolloset me bëmat e Thaçit
English

Raporti i Dik Martit, Vetëvendosje: UÇK nuk njolloset me bëmat e Thaçit

Prishtinë, 16 dhjetor, NOA – Pas raportit të eurodeputetit zviceran Dik Marti ku Hashim Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK-së akuzohen si bosë të drogës dhe kriminelë e trafikantë armësh e organesh të të burgosurve serbë pas mbylljes së konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999, lëvizja vetëvendosje ka reaguar sot duke thënë se Ushtria çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset nga bëmat e kryeministrit Thaçi. Duke kundërshtuar me forcë akuzat e raportuesit Marti, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se “pretendimi për ta njollosur UÇK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”.

Duke mos zhvlerësuar akuzat ndaj Thaçit, Vetëvendosje theksoi se “UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ. Pavarësisht faktit që persona të caktuar mund ta kenë keqpërdorur luftën fisnike çlirimtare me qëllime të pastra për përfitime personale, kjo nuk mund të përzihet me përpjekjen e popullit tonë për liri, një përpjekje fisnike për të dalë nga prangat e dhunës e për t’i shpëtuar shtypjes e spastrimit etnik”.

Sipas Vetëvendosjes këto pretendime po shpalosen në vazhdën e dyshimeve dhe përbaltjeve të ngritura nga ish-kryeprokurorja e Gjyqit të Hagës, Carla del Ponte.

“UÇK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së”, informoi Vetëvendosje, duke bërë me dije “nëse KE dhe BE dyshojnë në Hashim Thaçin, le të mos e shfrytëzojnë atë vetëm sa për ta njollosur UÇK-në. Dhe në vend që ta trajtojnë atë si partnerin e tyre kryesor strategjik në mbajtjen e stabilitetit në kurriz të popullit të Kosovës, le ta vendosin para drejtësisë”.

“Ne druhemi se këto pretendime të Këshillit të Evropës nuk janë në funksion të drejtësisë, por gjithnjë drejt rritjes së trysnisë ndaj Hashim Thaçit për negociata dhe koncesione të reja me Serbinë për hyrjen e saj sa më të përshpejtuar në BE. Populli i Kosovës nuk ka pse ta paguajë çmimin e makinacioneve të stabilitetit rajonal nëpërmjet figurave politike të lidhura me krimin e organizuar ballkanik”, thuhet më tej në deklaratën e Vetëvendosjes.

Sipas saj, të gjitha këto akuza, që bëhen para negociatave me Serbinë, dëshmojnë se presidenti serb Tadiç i cili pret të diskutojë me kryeministrin e Kosovës, po ia kthen Hashim Thaçit dashurinë, përfunoi Vetëvendosja.

mit/NOA
KOMENTE