Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet e borës dhe ngricat, rrugët që janë të bllokuara në gjithë vendin
English

Reshjet e borës dhe ngricat, rrugët që janë të bllokuara në gjithë vendin

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës që kanë rënë ditët e fundit kanë sjellë bllokimin e një sërë aksesh në zona të ndryshme të vendit. Situata paraqitet problematike për qarkullimin e mjeteve në Qarkun e Korçës, Kukësit, Dibrës dhe të Shkodrës.

Të bllokuara janë dhe disa rrugë në Skrapar, Sarandë, Librazhd dhe Llogara. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se situata e akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Akset Qafë Qelë - Pukë , Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, Qafë Mali –Fierzë janë të kalueshme me zinxhirë.

Në aksin rrugor Kukës – Krumë ka 20 cm dëbore, Kukës–Topojan-Shishtavec, nga Topojani – Shishtavec ka prezencë akulli, Shën Mëri – Qafë e Malit, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në qarkun e Korçës, të gjitha akset janë të kalueshme me zinxhirë, ndërkohë po punohet për zbllokimin e rrugës së Dardhës.

Në aksin kryesor Milot – Peshkopi, vetëm në segmentin rrugor Qafë Bualli – Ura e Cerenecit qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së borës dhe akullit, të cilat pavarësisht se pastrohen mbulohen përsëri nga erërat që fryjnë.

Në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit – Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

Në aksin Shpal – Ura e Rrepsit, Shpal – Qafë Benë, qarkulli pa probleme.

Aksi Tirane – Dajt – Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë.

Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin K/Labinot Fushë – Monument Bizë qarkullimi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës. Po punohet për normalizimin e situatës.

Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan - Qafë Thanë, Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në akset Jergucat – Muzinë, Përmet – Çarshovë – Leskovik qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në Qafën e Llogorasë trashesia e dëborës 15 cm, ka prezencës akullit në rrugë, aktualisht po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në Aksin Sarandë Qafë Muzinë trashësia e dëborës 10 cm po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin rrugor Fier – Zhulaj, tek vendi i quajtur kthesa e Bejarit si pasojë e sasië së reshjeve të dëborës së rënë qarkullimi kryhet me një kalim, po punohet për pastrimin e dëborës dhe hapjen e rrugës.

Në aksin Berat – Çorovodë në zonat me ngrirje po hidhet kripë, konkretisht në zonën e hijes së Kakrrukës, Poliçan dhe Gradishtë. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Rrugore si dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë ne gadishmëri të plotë, dhe po punojnë në terren me mjete borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur kripë dhe skorje për të mbajtur këto akse të lira për trafikun.

a.k/NOA

KOMENTE