Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, bie ndjeshëm niveli i ujit
English

Shkodër, bie ndjeshëm niveli i ujit

Shkodër, 16 dhjetor, NOA - Situata në Qarkun Shkodër paraqitet më e përmirësuar, ndërsa niveli i ujit ka rënë ndjeshëm. Megjithëse ka prezencë uji në lagjen Xhabiej, nga Eurodrini deri tek Bigjisteni, rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit Shkodër janë të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas të dhënave pranë Shtabit të Emergjencës në Prefekturë rruga e Dajçit që të çon në rrugën kryesore Velipojë-Shkodër është e kalueshme për automjetet e larta të Ushtrisë dhe FNSH.

Mjetet lundruese nga fshati Obot për në fshatrat e komunës Dajç kalojnë me shumë vështirësi për shkak të rënies së nivelit të ujit.

Kurse rruga nga Dajçi për në fshatin Trush-Bërdicë dhe Shkodër është i kalueshëm me automjete të larta, të Ushtrisë dhe FNSH.

Janë mbuluar me efektive policie të gjitha zonat e përmbytura, të cilët janë atashuar pranë komunave dhe në fshatrat problematike me shërbim 24 orë, pa ndërprerje.

Të gjitha akset rrugore problematike që janë të përmbytura, mbulohen rregullisht 24 orë me shërbime policie, duke mos lejuar kalimin e automjeteve me qëllim që ato të mos rrezikohen.

Ndërsa në komunën Bushat, ka një rënie të dukshme të nivelit të ujit. Aktualisht janë 360 banesa të rrethuara nga uji. Janë kthyer në banesa 350 persona dhe është bërë i mundur kalimi me automjete të larta të ushtrisë me anë të cilave është bërë transporti i ndihmave ushqimore dhe personave. Janë shpërndarë ndihma pa probleme gjatë gjithë ditës.

n.e/NOA

KOMENTE