Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqata “Bregdeti”, 16 pyetje Agjencisë së Pronave
English

Shoqata “Bregdeti”, 16 pyetje Agjencisë së Pronave

Jo vetëm në Dukat, por në të gjithë zonën e mbrojtur turistike situata është tensionuar nga veprimtaria antipronar e Agjencisë së Kthimit të Pronave që në fakt vepron për të bllokuar pronarët dhe favorizon shkelësit e ligjeve. Drejtori i AKKP, që është një prej institucioneve që ta kthen pronën tënde ose të mban peng shumë vjet pa ta kthyer pronën tënde dhe krijon hapësirë kohe që pronën tënde ta legalizojnë ose ta pushtojnë persona të tjerë, del shpesh në TV dhe gjithmonë përdor termin ish-pronar për ne që jemi pronarët, flet për kompensimin duke anashkaluar faktin se nuk ka përfunduar kthimin fizik.


Nga Niko Nesturi*

“Prona tek i zoti përbën themelin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë,

zbatimin e nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, që vazhdon të shkelet. Këtë fakt që

e ka deklaruar në shtator 2010 në Kuvendin e Shqipërisë edhe vetë Kryeministri

Sali Berisha duke thënë se: beteja për pronën përcakton sistemin dhe lidhet me

fatet e demokracisë dhe zbatimin e kushteve që BE kërkon të zbatohen prej

Qeverisë Shqiptare. Edhe deputeti Fatmir Mediu, deklaroi në Parlament se prona

është grabitur me ligj, por në këto 20 vjet kush i ka votuar këto ligje ? Nga

askush nuk mund të kundërshtohet deklarimi i zotit Rrapo Hajredin Danushi se nuk

ka demokraci pa pronën tek i zoti se pas vitit 1991 kemi pluripartitizëm dhe

sistem kleptokracie, se nuk mund të jemi pjesë e NATOs, e BE dhe demokracisë pa

kthyer fizikisht pronën tek i zoti.

Në kompleksin e tyre Kuvendi ka miratuar ligje antipronar, duke filluar nga Neni

8 i ligjit 7501, por edhe nene në ligje të tjera që bien ndesh me të drejtën tonë për pronën e trashëguar. Faji bije mbi politikanët tanë por edhe mbi përfaqësitë e institucioneve ndërkombëtare që megjithëse prej shumë vjetësh kanë monitoruar problemin e denacionalizimit të pronave duke shpenzuar fondet të mëdha praktikisht e konstatojnë shkeljen e të drejtës së pronës por heshtin duke u bërë kështu mbështetës të korrupsionit. Po ashtu, nenet antipronar që shkruhen në aneksin e ligjit të pronave nr 9235 të vitit 2004, u miratua nën kujdesin e OSBE.

Ligjet e këqija të miratuara në Parlament dhe zbatimi i keq i tyre, ka bërë të mundur banditizmin me pronat në zonat turistike dhe po imponon zgjidhjen e të drejtës së pronës nëpërmjet korrupsionit ose nëpërmjet vetëgjyqësisë që nënkupton dhe gjakderdhjen. Veprimtaria e Agjencisë dhe e institucioneve të tjera përfshi Prokurorinë, Prefektin, Inspektoriatin ose Policinë Ndërtimore konstatojnë shkelen flagrante të ligjit me qëllim vjedhjen e pronës por kryejnë veprime shumë të ngadalshme.

Ju që përfaqësonit Agjencinë (d.m.th. shtetin që duhet të zbatojë ligjet e miratuara , nenin 181 dhe 41 të Kushtetutës), përsërisim për të shumtën herë shqetësimin në emër të pronarëve të vërtetë. Problemi i pronës praktikisht i intereson të gjithë shqiptarëve por

veçanërisht pronarëve të zonës turistike Vlorë - Sarandë ku tentakulat e grabitësve janë shumë të dukshme.

Jo vetëm në Dukat, por në të gjithë zonën e mbrojtur turistike situata është tensionuar nga veprimtaria antipronar e Agjencisë së Kthimit të Pronave që në fakt vepron për të bllokuar pronarët dhe favorizon shkelësit e ligjeve. Drejtori i AKKP, që është një prej institucioneve që ta kthen pronën tënde ose të mban peng shumë vjet pa ta kthyer pronën tënde dhe krijon hapësirë kohe që pronën tënde ta legalizojnë ose ta pushtojnë persona të tjerë, del shpesh në TV dhe gjithmonë përdor termin ish-pronar për ne që jemi pronarët, flet për kompensimin duke anashkaluar faktin se nuk ka përfunduar kthimin fizik.

Në interpretimin tuaj juridik të nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, zbatimi i të cilës është i

detyrueshëm për çdo institucion shtetëror, pyetjet tona janë:

1. Na quani Ish-pronarët dhe shmangni për ne termin pronarët. Sipas pikëpamjes tuaj kthimi i pronës nga Agjencia është detyrim i shtetit që të kthejë pronën e grabitur tek i

zoti apo lëmoshë dhe zemërmirësi e shtetit ?

2. A ka Agjencia të dhënat se cilat janë prona ku pronar është shteti dhe cilat

janë prona të shtetëzuara nga diktatura.

3. Pronat e shtetëzuara nga diktatura pas vitit 1945, ju i konsideroni prona shtetërore me të cilat mund të jepni vendime legalizimi apo kompensimi, apo i konsideroni prona që duhet ti kthehen fizikisht të shpronësuarit padrejtësisht nga diktatura.

4. Nëse ju mund të dispononi me kompensime dhe legalizime në pronat e shtetëzuara, që prej vitit 1993 janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e turizmit a mund të na thoni cilët ligje zbatoni konkretisht.

5. A jeni dakord me mendimin tonë se Dukati është reagim mbrojtës i popullit ndaj strategjisë së pushtetarëve për të vjedhur pronat tona të trashëguara dhe se Dukati nuk është rast i shkëputur por do jetë reaksion zinxhir nëse nuk kthehet me ligj prona tek i zoti?

6. Ju deklaroheni për zbatimin skandaloz të ligjit 7501 dhe deklaruat të vërtetën kur thatë se Ligji 7501 nuk lejonte shpërndarje toke në zonat turistike por në fakt ky fenomen haset kudo nga uji i Ftohtë Vlorë deri në Sarandë. Në zonën e mbrojtur edhe ndërtimet pa leje nuk mund të legalizohen, por përse ju si AKKP përse nuk zbatoni ligjin por mbani peng pronarët. Përse nuk vini para përgjegjësisë ZRPP Qarkut Vlorë pasi është skandaloze dhe

kriminale që në zonat turistike të bëhet legalizimi dhe kompensimi pa përfunduar

më parë kthimi fizik Skandaloze është mos bashkërendimi i punës së organeve

shtetërore p.sh. Agjencisë me hallkat e tjera të shtetit, Polici Ndërtimore,

Prokurori, Kontrollin e Shtetit, Antikorupsionin etj. Shembull i pakundërshtueshëm është Jala, ku për të plotësuar interesat e klaneve Policia Ndërtimore shembi ndërtimet që kishin bërë pronarët në tokat e tyre dhe shumë prej tyre me leje, por nuk preku ndërtimet e personave të tretë që kishin pushtuar tokat e pronarëve. Për këto shembje Shteti duhet të paguaj, për gjyqet e pronave në Strasburg, përsëri buxheti i Shtetit pa një e pa dy do të paguaj, por a nuk është kjo një dëm ekonomik që bie mbi popullin. Agjencia dhe

institucionet e tjera, duke favorizuar grabitjen e pronave turistike në zonat e mbrojtura, a nuk dalim të gjitha palët të humbur me përjashtim të disa pushtetarëve.

7. Ju pyesim po ju që përfaqësoni Shtetin pse e shkelni të drejtën e pronës dhe nenin 181 dhe 41 të Kushtetutës, kur pa përfunduar kthimin fizik, jepni vendime për legalizime dhe kompensime , kur në zonën e mbrojtur nuk vepron ligji 7501 dhe po ashtu ligji nuk lejon legalizimet.

8. A mendoni se është më mirë që të bëhet një ligj i ri për një zgjidhje të përgjithshme të problemit që të respektojë të drejtën e pronës që edhe në zonat turistike prona të kthehet tek i zoti ashtu siç është bërë në gjithë veriun e vendit dhe në zonat e turizmit malor si në Valbonë, në Lurë, në Dibër, etj . A ju intereson ku standard i dyfishtë për bregdetin Vlorë - Sarandë dhe të gjithë të kalojë një nga një si tespie në tavolinën tuaj.

9. Agjencia është një dhe pronarët janë shumë. Keni të drejtë. Në dijeninë tonë ligji 9235 e ndalon pronarin që ti drejtohet gjykatës pa marrë një përgjigje negative nga Agjensia. Fakti që sipas ligjit çdo vendim duhet të shqyrtohet nga ana juaj, dhe nr total i dosjeve që presin në Agjenci është 7000, ju pyesim sa dosje në javë mund të shqyrtojë një jurist aq më tepër kur ai është edhe Drejtori i institucionit që është i detyruar të zhvillojë disa

takime dhe të bëjë rraporte. Ju pyesim zoti Cefa: Cila është data e dosjes më të hershme të plotë me të gjitha kërkesat që pret në Agjenci? Sipas ligjit 9235 në fuqi sa është koha brenda të cilës një dosje duhet të ketë marrë një përgjigje ? Kur do t’i jepni ju vendimin pronarit të fundit nëse sot keni 7000 dosje dhe gjatë kohës nuk do shtohet asnjë dosje tjetër?

10. Vonesa deri shumë vjet që bën Agjencia për pronarët, a i favorizon shkelësit e ligjit që kanë ndërtuar duke pushtuar tokat në zonat turistike dhe kanë ndërtuar pa leje, kur ligji parashikon se legalizimi duhet të marri përgjigjen brenda 45 ditëve. A është mekanizëm bllokimi për pronarët, që e ka parashikuar ligji dhe e zbatoni ju nëpërmjet organizimit të punës në Agjenci.

11. Në vlerësimin tuaj pakësohet apo shtohet anarkia e pronës , tensioni social dhe telashet e konfliktet shoqëruese nëse kompensimi dhe legalizimi në zonat turistike që ligji nuk i lejon, nga ana juaj po bëhen me ritme të shpejta dhe para se të ketë përfunduar kthimi dhe shpallja e pavlefshmërisë për aktet e paligjshme.

12. A keni bërë llogaritë se me ritmet e derisotme kur do të përfundojë plotësisht detyrimi i shtetit për kompensimin.

13. Ne pronarët e zonës turistike nuk pranojmë kompensim dhe pronat tona ti trashëgojnë pushtetarët grabitqarë që i ka konstatuar dhe kryeministri z. Sali Berisha. Ne kemi deklaruar se ky lloj kompensimi është mashtrim ose vjedhje me ligj. A jeni dakot me mendimin se kompensimin dhe nese këtë e justifikon neni 181 dhe 41 etj i Kushtetutës, Agjencia le të ja japi atyre që do tu merret prona jonë që këto 20 vjet ata shtetas e kanë përvetësuar dhe po pasurohen padrejtësisht.

14. A mendoni se shtytja e kohës për kthimin fizik po i imponon popullit vetëgjyqësinë dhe ju si drejtor i Agjencisë jeni një nga faktorët e kësaj gjakderdhje të mundshme që po kërcënon popullin.

15. Përse për pronat e “zonës së mbrojtur” nuk i drejtoheni zyrtarisht dhe të bashkëveproni me Policinë Ndërtimore, por mbani peng prej disa vjetësh dosjet e pronarëve për ato prona që shteti duhet t’ja kthejë fizikisht të zotit dhe në mos sot sot nesër ky kthim do bëhet.

16. Në rastet kur ALUIZNI jep vendim legalizimi për ndërtimet në zonën e mbrojtur dhe Agjencia pranon kompensimin, a bëheni ju bashkëpunëtor në trafikun e paligjshëm të pronave që pronarit ju shpronësuan në 1945 nga diktatura?


*Nga Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”

KOMENTE