Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i 4 aktivistëve të Vetëvendosjes, ja policët që i vunë prangat
English

Arrestimi i 4 aktivistëve të Vetëvendosjes, ja policët që i vunë prangat

Prishtinë, 17 Dhjetor 2010 NOA Update – Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! u arrestuan sot nga policia pasi akuzohen për dëmtim të publikimeve promo të PDK dhe fyerje publike. Ngjarja ndodhi sot në orët e pasdites kur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! ndërmorën një aksion, “me qëllim të demaskimit të plotë të partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës”.

Aktivistët kanë shkruar parullat “hajn”, “vjedhës” dhe “së pari ta vjedhim Kosovën”, në billbordat e PDK-së dhe Hashim Thacit, nëpër qytet.

Në aksion e sipër, në orën 16:20, tek fontana në lagjen Ulpiana, njësitë e Policisë së Kosovës kanë intervenuar dhunshëm kundër aktivistëve duke përdorur sprej lotsjellës dhe dhunë fizike ndaj tyre.

Me këtë rast janë arrestuar aktivistët: Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.

Në orën 16:45 policia gjithashtu konfiskoi edhe fugonin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. policët që kryen arrestimet ishin Arsim Isufi dhe toger Ali Sejdiu.

Lëvizja VETËVËNDOSJE! Tha se dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve nga ana e policisë dhe intervenimin policor e cilëson si shërbim ndaj atyre që në të vërtetë e kanë thyer ligjin duke manipuluar me votën e popullit

a.b/NOA

KOMENTE