English

Cassano shtyn Dinhon drejt Palmeriasit

Milano, 18 dhjetor NOA - Tashmë, me ardhjen pothuajse të sigurt të Cassanos tek Milani, pyetja që po shtrojnë të gjithë është: Çfarë do të bëhet me Ronaldinhon?”.

Një pyetje përgjigja e së cilës mund të themi se ende nuk mund të dihet dhe nga vetë lojtari në fjalë.

Të gjitha shenjat tregojnë për një kthim të tijin në skuadrën e Palmeiras.

Konfirmimi ka ardhur dhe nga vëllai, që është dhe menaxheri i lojtarit, Roberto de Assis: “Oferta është interesante, por kontrata me Milanin skadon në qershor të 2011”.

r.b/NOA

KOMENTE